• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Bashës: Rama paguan me paratë e ARMO-s dhe naftës një lobist në SHBA

I pakategorizuar
auto_basha__91488396228-525x350.jpg



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë deklarata të forta sot pasdite te çadra përballë Kryeministrisë.

Sipas tij me paratë qe grabiten nga nafta shqiptare përmes ARMO-s, po lobohet në Washington kundër opozitës, kundër demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Ndonëse nuk përmendi emra, Basha tha se drejtësia do të vihet në vend dhe komplotistët do të përgjigjen për këtë vjedhje.

“Lobistët e paguar me paratë  drogës dhe lobisti i paguar në Uashington me paratë që vidhen nga nafta shqiptare nuk duan t’ja dinë nëse ju keni bukë. Uashingtoni dhe Europa kanë qëndruar 100 vjet gjithmonë jo në krah të hajdutëve, po në krah të shqiptarëve, të Shqipërisë siç qëndrojnë edhe sot në krah të kësaj lëvizje të madhe popullore”, tha Basha.

Ai përsëriti sërish kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

/LAPSI.AL/