• |
ide | kryesore

Le Iene u nxjerrin bojën reformave të Ramës në arsim (Foto + Video)

I pakategorizuar
Screen Shot 2017-04-07 at 11.13.14 AM.png



Në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kryeministri Rama kishte marrë me vete disa pajisje mjekësore, që sipas tij ishin të kohës së Berishës, për të treguar se në ç’gjendje e gjeti shëndetësinë. Drejtuesi i emisionit i vuri në dukje se edhe në këto kohë gjendja është njësoj. Rama e sfidoi për të parë investimet në QSUT, por Rakipi i tha se këto ishin vetëm sa për fasadë dhe se në të gjithë pjesën tjetër të vendit nuk kishte asnjë investim serioz. Edhe për arsimin Rama mbron të njëjtën tezë. Ai ishte dje në inagurimin e një shkolle në Tiranë. Por a janë si QSUT dhe shkolla “Luigj Gurakuqi” të gjitha shkollat e tjera? Emisioni i Italia Uno, le Iene, ishte në Polis Sheh për të realizuar xhirime mbi temën e martesave të vajzave minorene. Por në emision u shfaqën edhe pamje të një ndërtese të vogël që shërbente si shkollë. Filmimet, edhe pse të pakta, tregojnë gjendjen shkollës dhe realitetin që nuk do ta shohim kurrë në daljet e kryeministrit apo në televizionin e tij “ERTV”. /Lapsi.al