• |
ide | kryesore

Shpërthim me eksploziv në minierën e kromit në Bulqizë, policia identifikon autorin

I pakategorizuar
Bulqize-miniera-1.jpg



Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në minierën e kromit në Bulqizë. Në vendngjarje kanë shkuar Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, kanë vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur. Nga veprimet e shpejta të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.