• |
ide | kryesore

Sqarimi/ Saimir Tahiri mbrojti policët shqiptarë për drogën e Ankonas

I pakategorizuar
tahiri-700x424.jpg



U desh të largohej Saimir Tahiri nga Ministria e Brendshme që të niste ndëshkimi i drejtuesve të policisë të lidhur me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Goditja që i dha prokuroria policisë së Portit të Durrësit, është paraprirë nga vendimi i Fatmir Xhafës për të shkrirë tre komisariate, për shkak të kanabisit.

Qasja e ministrisë ndaj policëve përgjegjës apo të paaftë për të zbuluar drogën, ka dryshuar me 180 gradë.

Nën drejtimin e Saimir Tahirit, policia e shtetit jo vetëm nuk i përjashtoi policët e dyshuar si të përfshirë në trafik, por edhe i mbronte ato.

Rast flagrant është një sqarim i shpërndarë për mediat, fill pas kapjes së 8 tonëve kanabis në Ankona. Pavarësisht se italianët qartësonin se kamioni me drogë erdhi nga Durrësi, policia shqiptare i shfajësoi ata, kur ende nuk kishin mbaruar hetimet.

Në 11 shkurt, ditën kur në Itali u kapën 8 ton drogë, gazetarëve iu shpërnda një njoftim në formën e sqarimit. Në njoftim thuhej se “Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz, as në mjete” apo se nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare”.

Arrestimet e një nate më parë, treguan të kundërtën. Shqipëria ishte e përfshirë me zyrtarët e lartë të policisë dhe doganës, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan kalimin e 8 tonëve drogë në Itali. Ajo që habit, është nxitimi për t’i shfajësuar zyrtarët e dyshuar për korrupsion./D.K

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISË PAS KAPJES SE 11 TONEVE DROGE NE ANKONA

⁠⁠⁠Sqarim për mediat Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete. Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare. Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti.