• |
ide | kryesore

Vendoset në ankand për 6.9 milionë dollar shtëpia ku u gjet e vrarë Marilyn Monroe (Foto)

Arkiva, Paparazzi
3F99707800000578-4445274-image-a-48_1493151390778.jpg



Shtëpia ku u gjet e pajetë një nga mitet e epokës tonë, shtëpia që fsheh një mister që ndoshta nuk do të zbulohet kurrë.

Bëhet fjalë për vilën në Brentwood të Kalifornisë, ku më 5 gusht të 1962 u gjet e pajetë Marilyn Monroe.

Tashmë ajo është në shitje për 6.9 milionë dollarë dhe kjo nuk është hera e fundit që shitet, pasi pesë vite më parë u shit për 5.1 milionë dollarë.

Marilyn e bleu vilën me pishinë disa muaj para se të vdiste.

Në njërën prej tre dhomave të gjumit ajo vrau veten me një mbidozë ilaçesh.

Psikiatri i saj e gjeti në shtrat, me folësen e telefonit në dorë. Vdekja e Marilyn edhe sot është në mister, një mbidozë aksidentale, një vetëvrasje apo një vrasje e bërë nga dikush? Ndoshta përgjigja nuk do të vijë kurrë. Vetëm nëse do të mund të flisnin muret e kësaj shtëpie.