• |
ide | kryesore

FOTO/ Vangjush Dako betonizon edhe bregun e detit

I pakategorizuar
18157093_10206848793217068_286227500571490827_n.jpg



Pikërisht në momentet kur kriza politike në vend është në kulmin e saj, diku puna dhe betoni nuk ndalen, madje as brenda në det… Në plazhin e Durrësit po ndodh ajo që nuk mund të imagjinohet. Ambientalisti dhe Inxhinieri Sazan Guri ka marrë guximin të denoncojë një tjetër shkelje sipas tij të bërë nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Guri argumenton se një ndërtim pa leje mjedisore dhe pa projekt po hedh beton në buzë të detit në plazhin e Durrësit, gje e cila sipas tij, është në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook Guri shkruan:

“Ore qytetare, ore prokurore, ore biznesmen, ore pushtetare, ku po ju con mushka? Keni pare e degjuar te betonizosh ujt e detit, reren e plazhit, pa leje ndertimi, pa leje mjedisi, pa pyetur qytetaret, jo per qellim publik, jashte planit te territorit? Shifni dhe flisni vete. Na thoni ca te mbrosh me para ne kete vend, ku cdo dite pillet nje moster me te tmerrshme se nje dite me pare!”.