• |
ide | kryesore

Rama: Kavaja në kazanin e tradhtisë së Saliut

I pakategorizuar
RAMUSHI.JPG



Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se ka neglizhizuar qytetin e Kavajës.

Rama deklaroi se PD dhe Sali Berisha duan të ndalin zhvillimin e Kavajës dhe Shqipërsië.  

Kryeministri akuzoi opozitën për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj në Kavajë.

 “Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën. E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë. Sot duan të rikthen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për tu gjykuar me votë, por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen. Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”,- tha Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës. /LAPSI.AL/