• |
ide | kryesore

Si i njohën ndërkombëtarët zgjedhjet pa opozitën në vitin 1945

Arkiva, Dossier
18222176_2296043523954511_5604488236341111094_n.jpg



Në mesin e debatit nëse zgjedhjet duhen zhvilluar pa opozitën dhe kur shumë ndërkombëtarë kanë deklaruar se do t’i njohin ato , studiuesi Aurel Plasari sjell një shembull që tregon se ndërkombëtarët kanë njohur edhe zgjedhje të tjera pa opozitën. Dhe e bën këtë jo pa qëllim. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 1945, zanafilla e vendosjes së diktaturës në Shqipëri.

Plasari publikon një dokoument, të cilin e shoqëron me sqarimin e mëposhtëm:

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Ëashington, 59/6865/875.00/12-1145.