• |
ide | kryesore

Injoranca e Ledionit, si simbol i një brezi

Arkiva, Blog
Capture.PNG



Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledion Liço, u mundua të bëjë humor edhe këtë të premte në mbrëmjen gjysmëfinale të këtij spektakli. I veshur me një xhaketë ku shquheshin me dhjetëra simbole që ngjanin si dekorata, dhëndëri i trashëgimtares së Top Channel u përpoq të gjejë një lidhje absurde midis look-ut të tij dhe datës që e kishte bërë të përzgjidhte atë pamje.

Të mos harrojmë, e premtja e “The Voice” ishte 5 maj. Për ata që nuk e dinë ajo është kujtuar si dita e dëshmorëve. Dhe Ledion Liço me një humor kaps, gjithë fryrje dhe krenari, argumentoi se ai e ka veshur këtë xhaketë të veçantë enkas për këtë datë.

Injoranca e një njeriu që nuk sheh përtej imazhit vizual duket sheshit. Sepse shakaja e Ledionit e lidh xhaketën e tij me fotografitë që mund të ketë parë, të atyre dhjetëra veteranëve që derdhën rrugëve duke nxjerrë nga sepeti kostumet ushtarake dhe duke i tejmbushur ato me dekoratat e luftës.

Pra për Ledionin 5 maji është vetëm ky imazh. Aq sa ka parë. Aq sa i kanë zënë sytë në kronikat sipërfaqësore të lajmeve. Aq sa e njeh një brez i tërë që historinë e prek përmes fotografive dhe jo falë shkronjave.

Ata të gjithë ndoshta nuk e dinë se 5 maji është dita e vrasjes së Qemal Stafës. Se ky i panjohuri që u vra në këtë datë nga pushtuesit italianë, qe një antifashist, një nga ata të shumtit që vazhdojnë respektohen në gjithë botën. Se në kujtim të tij, kjo datë vdekjeje, (dikush pretendon tradhtie nga Enver Hoxha) u bë data simbol e gjithë atyre që ranë në luftë.

Një nga portalet e shumta që qe marrë me sot me humorin e trashë të Ledionit, e akuzonte atë se nuk mund të tallej me 5 majin. Se askush nuk mund ta prekte tabunë e vënies në lojë të dëshmorëve.

Por, në fakt problemi i Ledionit, dhe i kategorisë së trushpëlarësve televizivë si ai, nuk është mëkati se guxojnë të bëjnë humor me heronjtë.

Në një shoqëri të hapur, demokratike dhe që tenton të demistifikohet, as pikëpyetjet mbi Qemal Stafën, as vënia në lojë e shifrës bombastike të 28 mijë dëshmorëve, as parodia ndaj atyre që dhanë jetën për një utopi, nuk ka pse përbën një sakrilegj.

Por humori i Ledionit as nuk mëtonte t’i prekte këto tabu. Ai thjeshtë tentoi të bënte një asosacion me aq sa kishte parë. Ai e lidhi xhaketën e tij me xhaketat e rënduara të veteranëve në 5 maj dhe kaq i mjaftoi për batutën e tij që e merrte si gallatë.

Prandaj është e kotë që atë ta fshikullosh se kaloi cakun duke u tallur me dëshmorët. Ai është thjeshtë një trushpëlarës televiziv sipërfaqësor dhe për këtë duhet mëshiruar. Ai e njeh historinë thjeshtë nga imazhet dhe prandaj është e kotë të trajtosh seriozisht. /T Çela



4 Comments

  1. [email protected]

    Mbaj mend, më duket në TVSH, para më shumë se 10 vitesh aktorë kryesorë të humorit talleshin me figurën e Selam Musait dhe më duket se nuk pati reagim. Pra kur ata aktorë që ishin edukuar me respektin për heronjtë arritë të tallen me heronjtë, Ledioni që është i ri në krahasim me ata është disi më i justifikuar për paditurinë e vet.

  2. Injoranca e Ledionit eshte

    Injoranca e Ledionit eshte simbol i injorances te pronareve. Brezave injorante u jepet ushqim e dije nese do te qene tv ne duar te hajrit. Ku Ka  tv kombetar ne bote qe ne prime time nxjerr nje tyryfyl si Ledioni apo edhe me keq  si Mamaqi. Mamaqit i kam pare vetem programin ku qe berisha dhe kam  

     mbetur i shokuar . Asnje liber qe pemendej aty, edhe nga ato qe i kemi patur me detyrim ne shkolle , nuk njihte mamaqi. Nje njeri qe ulerin , qe nuk ka as inteligjence e as batute, po qe ka blere ndjekes ne fb dhe marketingu i frangajt bie pre. Nuk e dine qe vetem 200 000 shqiptere , me statistike, kame akses ne internet . Resti eshte i genjeshtert. Ledioni tjeter mesele. Nuk ben per ate pune. Cuditem si nuk e kuptojne. 

  3. Ledioni eshte si shpirt. Tja

    Ledioni eshte si shpirt. Tja çaj iher ato damaret

  4. kryeqytetas

    Injoranca eshte problem ne vete ne kete vend. E para duhet te biem dakord se ke quajme injorant, Ledionin qe nuk di asgje e as mban mend asgje nga vlerat e ish komunisteve,veteraneve, partizaneve, etj pseudovlera te atij sistemi, apo te tjeret qe zanafilla e tyre qyteteruesi e vleresuese  shteruese fillon e mbaron ne 8 netor 1941 qe perkon me formimin e PKSH! Kemi goxha pune duhet te biem dakard se ku fillon e mbaron injoranca ose shqip padija.