• |
ide | kryesore

Rilindja Urbane, çmenduria e dështuar e Edi Ramës dhe ngjashmëria me majmunët Vervet

Arkiva, Blog
Edi.jpg



Rilindja Urbane si simbol i teorisë së “Dritareve të Thyera” (Broken Windows theory) por jashtë kontekstit dhe shkeputja me realitetin e Majmunëve shqiptarë.

Gjatë viteve 1980’, në New York City krimi kishte arritur përmasa epidemike. Ndodhnin, mesatarisht, rreth 2000 vrasje dhe 600 mijë krime të rënda në vit.

Pika më vulnerabël e qytetit ishte metroja. Sistemi nëntokësor i udhëtimit ishte kthyer në një kaos. Trenat ishin gjithmonë vonë, alarmi kundra zjarrit binte pothuajse çdo ditë, vagonët e trenave plot me plehra, disa me dritare të thyera e disa pa sistem ngrohje, shumica e tyre të errëta nga ndriçmi i pamjaftueshëm.

Por, ajo që tërhiqte më shumë vemendje ishte Graffiti. Të gjithë vagonët e qytetit, me përjashtim të Midtown (Manhattan), ishin të mbushur me zhgaravina graffiti nga jashtë e nga brenda, si në tavan edhe në dysheme. Mospagimi I biletës kishte marrë aq përmasa të mëdha, sa që i kushtonte qytetit rreth 150 milionë dollarë në vit.

Megjithatë, në fillim të viteve 90’ diçka ndodhi dhe menjëherë trendi i kriminalitetit morri kthesë. Vrasjet u ulën me dy të tretat. Krimet në metro ranë me 75 përqind. Tashmë New Yorku ishte papritur në një nga qytetet më të sigurtë në Amerikë.

Po çfarë ndodhi? Kur Rudi Xhuliani morri detyrën, emëroi në krye të Departamentit të Transportit, David Gunn. David menjehëre vuri në zbatim Teorinë e Dritareve të Thyera (Broken Windows theory). Sipas kesaj teorie, ideuar nga Wilson dhe Kelling, “krimi është pasojë e pashmangshme e kaosit”. Në qoftë se nje dritare thyhet dhe nuk riparohet, njerëzit që kalojnë pranë do të mendojnë se askush nuk kujdeset për të ose se shtepia as nuk ka pronar fare. Së shpejti, më shumë dritare do thyhen, dhe sensi i anarkisë do përhapet nga shtëpia në rrugë, nga rruga në lagje e kështu me radhë.

David vendosi që të gjithë vagonat e trenave te lyheshin çdo mengjes para se të dilnin në sistem (pasi zhgaraviteshin me graffiti natën në parkim) dhe te riparoheshin çdo darkë. Të gjithë vagonat ishin si të rinj çdo mëngjes. Po ashtu, për të luftuar sindromën e mospagimit te biletës, ai krijoi një status të ri për të kualifikuar këtë vepër penale.

Shmangia e pagimit të biletës, së bashku me graffitin, tashmë ishin “krime kundra cilësisë së jetesës”. Dënimi për to u rrit, po ashtu edhe prezenca e policisë nëpër stacione u pesëfishua. Më vonë, Xhuliani e emeroi David Gunn edhe si Drejtor të policisë bashkiake, ku ai pati mundësinë ta tranformonte qytetin në atë që është sot.

Teoria e Dritareve të Thyera është një shembull tipik i Fuqisë së Kontekstit. Kjo është teoria me të cilën Edi Rama ka drejtuar bashkinë e Tiranës për më shumë se 10 vjet dhe Shqipërinë sot.

Por pse Tirana nuk është “civilizuar mjaftueshëm” ateherë?! Pse vallë Shqipërine po e mbyt droga dhe pesimizmi?!

Sepse Edi Rama po e përdor teorinë jashtë kontekstit të saj dhe se Tirana nuk është New Yorku. Edi e ka aq shumë përzemër këtë teori, saqë në TED Talk-un e tij të famshëm në Selanik, e përmend si teorinë e vet personale. Por në fakt, e verteta është krejt tjetër. Ai, nëpërmjet zbukurimit të pallateve dhe rregullimit të Lanës i dha një pamje të re qytetit, por jo një shpresë ekonomike të re.

Teoria e Dritareve të Thyera është e sukseshme në uljen e kriminalitetit, por jo domosdoshmërisht në hapjen e vendeve të punës. Kur njerëzit arrijnë nivele shumë të ulëta ekonomike, nevoja për mbijetesë injoron gjithçka dhe i mbivendoset çdo sensi apo ideje, përfshirë këtu edhe estetikën e bukurinë.

Prandaj Rilindja Urbane, një tjetër shembull i obsesimit të Edi Ramës me Teorine e Dritareve të Thyera, është një nga çmenduritë më të dështuara të kësaj qeverie.

Shqipëria nuk vuan nga krimi ordiner i induktuar e trashëguar në shoqëri, por nga kontrolli ekonomik që ka krimi ne vend. Në njëfarë mënyre, Rilindja Urbane është një ofendim që na bëhet ne shqiptarëve si kriminelë ordinerë dhe turmë e pacivilizuar e pa klas të vlerësojmë “Kullen e Korçës” apo “Velierën e Durrësit”.

… E gjitha kjo sepse Edi Rama është vetë jashtë kontekstit, i shkeputur nga realiteti shqiptar, ashtu si majmunët Vervet. Majmunët Vervet njihen si disa prej kafshëve më të çuditshme. Ata kanë shumë vështirësi në kuptimin e informacioneve që vijnë jashtë ambjentit të tyre të jetesës.

Psh, kur shohin një antilopë të varur në pemë (shenjë e qartë që aty afër jeton një leopard) ose kur dallojnë gjurmët e ndonjë gjarpri “python”, as nuk e konceptojnë dhe analizojnë këtë informacion. Vazhdojnë rrugën e tyre deri sa habiten nga prezenca e grabitqarëve.

Nga ana tjetër, ata janë mes kafshvë më të sofistikuara (pothuajse të ngjashem me njeriun) për jetën ne grupin e tyre. Arrijnë të veçojnë zërin e një familjari nga turma në distancë. Ose, kur një femijë i vogël fillon të qajë, kthehen menjëherë të shohin, jo nga fëmija, por nga nëna e tij.

E thënë ndryshe, Vervetët konsiderohen “budallenj” jashte kontekstit dhe “gjeni” në kontekstin e botës së tyre. Në qoftë se “brenda kontekstit” është partia, “jashtë kontekstit” është Shqipëria, a i gjeni dot Majmunët Vervet? / Sofokli Çakalli – Lapsi.al



9 Comments

  1. Te lumte Sofokli! Gjetje e

    Te lumte Sofokli! Gjetje e bukur!

  2. Saliu nuk eshte i vetmi …

    Kur pastertia ,regulli dhe e bukura te vret syt, nuk mund te gjesh fjale te tjera perveçse ti nençmosh ato !

  3. S

    Sofo papunesine nuk e ndreq shteti por privati. Artikulli yt eshte reklame per Edi Ramen. Teoria qe ti  e shpjegove shume bukur synonte vetem ndreqjen e ambientit dhe ajo qellimin e saj e ka permbushur me sukses. Nuk mund te presesh nga nje strategji/teori apo quaje cfare te duash qe te zgjidhi te gjitha problemet njekohesisht. 

    Nese ke kritika per Edi Ramen lidhur mafien qe mbizoteron ne ekonomi duhet t'i formulosh me vete dhe jo te rrezosh nje pune tjeter te mire te bere nga Rama me pretendimin se ka deshtuar ne nje fushe tjeter. Me duket se edhe ti si ata majmunet ke probleme me kontekstin dhe me analogjite. 

  4. r-ti mund ta rregullosh

    r-ti mund ta rregullosh gjyshen tende e nenen e rames negjmijen sa te don me kremra ,mund edhe ta ben 50 vite por kjo eshte fasad.rama lyen fasadat por ato jan te prishura ne themel.per qfar lyhet fasada kur themeli shembet andaj ik shko ne qenefin negjije se te pret anonimus.

  5. O Sofokli, te q… cakalli !

    O Sofokli, te q… cakalli !

  6. qyteti me reklama

    Qe nje basolete ne fund te monizmit "komunizmi e kishte te lidhur motorin me borine jo me rrotat", keshtu dhe Rilindesi i Autoritarizmit (shtetit). Kan nje fjale amerikanet "lyeje nje derr me buzkuq po prap nje derr ngelet". Po te qene gjerat ne harmoni "rinovimi urban" sdo ishte i vetmuar keshtu ben kontrast me realitetit pas "reklamave".

  7. rreth artikullit
    Ne menyren e te konceptuarit, artikulli ka permbajtje, por problemi nuk qendron ketu.

    Ne kemi nje problem te madh. Njerezit kur kane nje bindje, nuk do te thote qe cdo gje ta shikosh te keqe apo te mire per njeren pale.

    Do te isha dakort me ju Z. Sofokli Cakalli sikur te gjeja ndonje artikull te ketij niveli, te shkruar kunder opozites. Po te kesh, do isha dakort deri diku me artikullin, por problemi ne Shqiperi eshte se bindja politike eshte mbi llogjiken njerezore.

    Ketu politika dhe udheheqesit duan bindje dhe nese kjo bindje shmanget, ti kthehesh nje hic dhe keshtu oportunistet e djallezuar jane ata te prirur te mbijetojne, sepse guxojne ti futen nje loje qe s’eshte e drejte dhe ku njerezit me llogjike njerezore jane te prirur te humbin perpara oportunisteve me bindje te verber politike dhe ne kete menyre vetem ne rruge te mire nuk kemi per te hecur si popull, si komb, si shtet.

  8. Me dukut se autori i ketij

    Me dukut se autori i ketij shkrimi eshte hashte kontekstit dhe realitetit Shqiptar. Shqiptaret ne radhe te pare vuajne nga edukata qytetare, nga ndjeja e pergjegjesise publike, nga mania per tu bere te pasur. Keto sjellin krimin ekonomik qe diskuton zotrote. Si rrjedhoje e kety mangesive Shqiperia eshte mbushur me plehra, eshte shkaterruar mjedisi dhe prona publike. Nje mentalitet i tille do dekada te nderrohet, dhe eshte e vertetuar se ne nje vend ku ka plehra eshte psikologjikisht me e lehte ta ndotesh ate sesa kur ai eshte i paster Prandaj keto makiazhet e Rames jane shume me te thella se sa duket. Jane bere plot studime se si abjenti publik ndikon ne edukimin e shoqerise. Rama ka shume per tu kritikuar sidomos per sjellejen e tij vulgare e cile eshte nje shembull shume te keq per gjeneratat e reja qe duhen te perfshihen ne politikeberje por makiazhi i qyteteve eshte shume i goditur pasi eshte si te fillosh abetaren nga A. Nese zotrote do te ishte serioz dhe i pergjegjeshem per ate qe shkruan e jo nje medioker  qe kushedi se cfare interesash sherben do ta kishit perqasur ndryshe kete teme.