• |
ide | kryesore

Gafat e futbollistëve me aktore porno dhe modele (FOTO/VIDEO)

Arkiva, Sport
balotelli-katja.jpg



Rrjetet sociale janë tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme dhej na marrin një pjesë të madhe të ditës. Në futboll, bota e rrjeteve sociale është bërë prioritet për disa klube dhe lojtarë ku postojnë foto, video dhe mesazhe. Protagonistët e skuadrave tona të zemrës nëpërmjet këtyre rrjeteve na bëjnë që t’i kemi më afër bashkë me ngjyrat e klubeve që simpatizojmë. Por, çfarë ndodh kur shkohet pak më tej? Shpesh, shumë lojtarë janë turpëruar pasi u ka dalë online si gafë tentativa e joshjes së femrave, modeleve apo protagonisteve të spektakleve. Lapsi.al sjell më poshtë 5 rastet më flagrante të kohëve të fundit.

Pippo çfarë ke katranosur!

Nju nga “vajzat e fronit” më të dëshiruara në emisionin “Uomini e Donne” është “gjuajtur” nga një futbollist? Po! Është e mundur, ose pothuajse e mundur! Pas suksesit të tij me Venecian që u kthye në Serie B, Pippo Inzaghi, trajner i venecianëve është çmendur nga gëzimi. Me shumë mundësi ai është tërhequr edhe nga bukuroshja Rosa Perrotta, vajza e dëshiruar e programit të Maria De Filppi. Ai vendosi t’i dërgojë një mesazh asaj nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai provoi Facebook nëpërmjet chat-it privat. Gabimi i ish-futbollistit është se ai i shkroi në faqen e saj zyrtare dhe jo te profili privat. “A mund të vij të ta lyp?” – ishin fjalët e SuperPippo të shoqëruara me disa ikona buzëqeshjesh. Përgjigjja ishte befasuese. “Nuk jam Rosa. Seriozisht e ke?”. Publikimi i “screenshot” të bisedës nuk pritej. Dalja e saj shkaktoi mjaft gallatë në rrjet.

Image result for pippo rosa perrotta Image result for pippo rosa perrotta

Një “bomber” me të gjithë kuptimin te Juve

Një tjetër gafë e madhe e rrjeteve sociale ishte edhe ajo e Gonzalo Higuain. “Bomberi” i Juventus u vu në qendër të një episodi që hëngri shumë diskutime. Antonella Fiordelisi, modele dhe lojtare e skermës tregoi para pak kohësh se si “Pipita” i kishte kërkuar foto “hot” gjatë një bisede private në Instagram. Sipas asaj që shkruante Fiordelisi, Gonzalo i kishte kërkuar foto të të pasmeve të saj. Më vonë ajo kërkoi falje që e bëri publike bisedën në Facebook.

Image result for higuain fiordelisi Image result for higuain fiordelisi

Edu Vargas maskilist? Sipas Danielës, po!

Duke pasur parasysh të shkuarën mes tyre mund të ketë pasur një flirt që nuk ka shkuar mire. Ajo që është e sigurt është se bukuroshja Daniella Chavez, modele meksikane dhe ish-lojtari i Napolit, Edu Vargas kanë pasur një goxha sherr në rrjetet sociale. Mediat jugamerikane vajza e ka kritikuar lojtarin për lojën, por ai e ka kërcënuar. “Ka gjëra që nuk do të pëlqejnë sepse në futboll dihen shumë gjëra për ty. Pse flet për futbollin ti që di vetëm të dalësh nudo”. Chaves i bëri bisedat publike duke e akuzuar të riun për maskilizëm të tepruar.

Related image

E gjithë Anglia e Mario Balotelit

Kur Mario Balotelli, shkoi te Liverpool në vitin 2015, përveç paraqitjeve mediokre në fushë nuk flitej për gjë tjetër përveçse jetën e tij private. Të famshme janë arratisjet e tij, por edhe gafat e tij në rrjetet sociale. A Maria, një 19-vjeçare me të cilën kishte biseduar në Instagram ai i kishte shkruar: “Më nis ndonjë foto”. Asgjë të re në këtë pikë derisa bisedën e zbulon i dashuri i vajzës i cili i publikoi ato duke shkruar: “Ai momenti kur Balotelli kërkon të të marrë të dashurën”.

Image result for balotelli a maria instagram

Pak kohë më vonë Super Mario u bë protagonist pas publikimit të disa bisedave nga një aktore gjermane e filmave porno, Katja Krasavice. Vajza publikoi “screenshot” të bisedave me lojtarin. Më pas postoi një foto në shtrat, gjysmëlakuriq me posterin e lojtarit.

Related image

Anas, një idhull në web!

Më shumë se një gafë në rrjetet sociale “rrëfimi” i Mahamed Anas, futbollistit afrikan të “Free State Stars”, klub që militon në kampionatin e Afrikës së Jugut u bë viral pas një interviste në TV. “Falënderoj tifozët. Falënderoj gruan dhe të dashurën time” –ishte gafa që e bëri të famshëm nga Afrika në Europë deri në SHBA dhe Azi. Shpresojmë që lapsusi të jetë mbyllur pa pasoja për të riun./përgatiti lapsi.al/