• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shoferi i furgonit në garë me një Lamborghini

Arkiva, Syri i Lapsit
screenshot-1_1496415498-1870742.png



Një shofer transit me furgon kishte vendosur që automjetin e vet ta vërë përballë një super-makine në tri palë semaforësh, ndërsa ajo çka pasoi ishte shumë zbavitëse.

Shoferi po filmohej nga një pasagjer e pa veten prapa një Lamborghini.

Duke iu afruar semaforëve të parë, Lamborghini u zhduk nga pamja e furgonit në momentin kur u ndez semafori i gjelbër.

Në semaforin e dytë, shoferi i furgonit ishte paksa më i përgatitur, por lambo prapë ia doli t’i ikte me pak përpjekje.

Por ishte hera e tretë më fat kur, falë pak ndihme nga shoferët e tjerë, shoferi i Lambos e pa veten të ngecur pas një automjeti tjetër, duke ia mundësuar shoferit të furgonit ta rrisë shpejtësinë dhe t’i ikë atij.

Edhe shoferi edhe udhëtari i tij dëgjohet duke brohoritur teksa i ikën Lamborghinit: “Ia doli, ia doli!”

Shoferi dëgjohet tek thotë: “Kjo po që ishte argëtuese! Klas më ndryshe. Nuk mund ta mposhtesh furgonin! Nuk mund ta mposhtësh furgonin!”/Express/