• |
ide | kryesore

Tom Doshi pranon rikthimin tek miqësia me Edi Ramën

I pakategorizuar
sfsdfsd_4.JPG



Tom Doshi thotë se akuza për fshehjen e 23 milion eurove, është politike, për t’i dëmtuar fushatën që po bën në Shkodër nën siglën e PSD-së. Duke dalë nga prokuroria, Doshi tha se hetimet përfundonin në pak ditë, por prokuroria priti deri në momentin e fundit për ta dërguar çështjen në gjykatë.

“Dihej që ishte tendenccioze. Hetimi ka filluar në 2015, dhe pas pak ditësh mbaronte afati dhe hetimet do mbylleshin. Sot m’u komunikua akuza.

Kjo bëhet për zgjedhjet. I bëj thirrje elektoratit të rrijë i qetë, unë do jem prap në parlament. Asigja s’më pengon, biles më rritet mbështetja më shumë.”

Por i pyetur nga gazetarët për bashkëpunimin që ka me parti të tjera, apo nëse ka një ofertë për të që do të ndikonte në hetime, Tom Doshi zbuloi se ka rregulluar marrëdhëniet me Edi Ramën.

“Mbështes kryeministrin Rama, s’kam ofertë tjetër” tha deputeti i Shkodrës.

Marrëdhëniet me Doshit dhe Ramës u tronditën pas publikimit të skenarit, ku deputeti i Shkodrës pretendoi se ndaj tij ishte organizuar një atenat nga kreu i LSI-së, Ilir Meta.