• |
ide | kryesore

Fjalë për fjalë/ Kush janë gazetarët që Rama quan kazan dhe kush janë ata që mbron

I pakategorizuar
rama zona.JPG



Për herë të parë, Edi Rama sqaroi para publikut se cilët gazetarë cilëson “kazan mediatik” dhe cilët jo.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, moderatori Arjan Çani i kishte përgatitur kryeministrit një intervistë të quajtur “Kazan mediatik, jo kazan mediatik”. 

Pjesë të kësaj interviste janë bërë 22 gazetarë. Mes të 22-ve, Rama përjashtoi vetëm 4. 

-Gazetari i parë për të cilin u pyet Rama ishte Blendi Fevziu.

Përgjigja e menjëhershme e Ramës, se Fevziu ishte ‘kazan mediatik’ e habiti Çanin, që i kërkoi Ramës të shpjegonte përse moderatori i “Opinion” ishte i tillë. Këtu, Rama u shpreh se nuk e cilësonte Fevziun si ‘kazan’, por ‘produktin’ e tij si gazetar. Këtë togfjalësh Rama ia bashkangjiti të gjithë gazetarëve të tjerë që Çani i shfaqi në ekran.

 

-Për Edi Ramën, Eni Vasili e “Studio e Hapur” është po ashtu ‘kazan’, edhe pse deklaroi se e kishte mikeshë.

 

-Sokol Balla i emisionit “Top Story” ishte gjithashtu ‘kazan’.

 

-Gazetarja e rradhës ishte Rudina Xhunga, drejtuesja e emisionit “Dritare”. Për Xhungën, Rama tha se nuk e ka ndjekur dhe për pasojë nuk u shpreh nëse ishte ‘kazan ose jo kazan’.

 

“Shiko si është, ai e tregon vetë” – u shpreh Rama me batutë për Ylli Rakipin e emisionit “Të paekspozuarit”. Përtej shakasë, kryeministri tha se edhe Rakipi është pjesë e ‘kazanit’.

 

-Rama deklaroi se nuk e ka ndjekur Artur Zhejin e portalit “360gradë.al”, por prap se prap e bëri pjesë të ‘kazanit’, dhe më tej e cilësoi si një ‘kosh të vogël’. 

-Për Henri Çilin, Rama i kërkoi Çanit të përcaktonte se për çfarë e pyeste. “Për Mapo-n”– u shpreh Çani, ndërsa Rama tha menjëherë ‘kazan’. Edhe pse Arjan Çani i kujtoi se Çili i ka dalë në mbrojtje atij, madje duke kërkuar edhe një mandat të dytë, Rama qëndroi sërish tek ‘kazani’.  

 

-Për Armand Shkullakun e portalit “Lapsi.al”, kryeministri tha se është ‘patjetër kazan’.

 

-Ndërsa për Andi Bushatin të portalit “Lapsi.al”, Rama u shpreh ‘thellë në kazan’. Sikurse për të gjithë gazetarët më lart, Rama theksoi se nuk e ka me Bushatin vetë.

 

-Për Ramën, Fatos Lubonja po ashtu është pjesë e ‘kazanit’.

 

-Drejtorin e “Klan Kosova”, Baton Haxhiun, Rama nuk e bëri pjesë të ‘kazanit’, duke thënë se ai është ‘hyrës e dalës në katundin mediatik’, por jo ‘kazan’.

 

-Për Besart Kadinë, Rama tha se nuk e njeh, pavarësisht prezantimit të gjatë të Çanit.

 

-Drejtori i “News24”, Andi Tela, për Ramën nuk është pjesë e ‘katundit mediatik’. Rama tha se për Telan ka respekt në distancë. Sipas tij, Tela është larg interesave të ‘katundit mediatik’.

 

‘Kazan komplet’ – u shpreh Edi Rama për Robert Rakipllarin, kryeredaktorin e “Panoramës”. 

 

-Pas Baton Haxhiut, Rama ‘kurseu’ edhe Shpëtim Nazarkon e “Konica.al”. Sipas Ramës, Nazarko nuk është pjesë e ‘kazanit’ pasi është njeri në botën e tij.

 

-Mustafa Nano i “Zululand” është pjesë e ‘kazanit’.

 

-Artan Hoxha i “Tirana Business University”, është po ashtu ‘thellë kazan’.

 

-Kur në ekran u shfaq fotografia e Ilva Tares, Çani i kujtoi Ramës se ajo është bërë drejtoreshë e “Fondacionit Soros” (kujtojmë akuzat e opozitës se Rama është i lidhur me miliarderin George Soros). Rama tha se nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Ai u shpreh se për Ilva Taren ka respekt si person, por sërish e futi në ‘kazan’.

 

“Kazan komplet, asgjë tjetër përveçse kazan” – u shpreh Edi Rama për Çim Pekën e portalit “Syri.net”. Por, kryeministri shtoi se sërish e ka për produktin e Pekës, dhe jo për atë personalisht. 

 

-Ilir Babaramo është pjesë e ‘kazanit’.

 

-Lorenc Vangjeli i “Javanews.al”, nuk është pjesë e ‘kazanit’ sipas Ramës. “Lenci nuk është pjesë e asaj bote, nuk jeton mes interesave që janë aty brenda” – u shpreh Rama. 

 

-Ndërsa Arian Çanit, kryeministri i ruajti diçka më shumë. “Ti je hyrja e katundit. Kazani i parë i Shqipërisë!” – u shpreh Rama, që më pas e komplimentoi moderatorin e “Zonë e Lirë”, duke i thënë se pavarësisht se është iniciator i gjithë këtij llumi thashethemesh, nuk merr përsipër t’i tregojë publikut se çfarë është e mira apo e keqja.

 

Mes 22 gazetarëve që u shfaqën në erkanin përballë Ramës, ai vetëm 4 nuk i bëri pjesë të ‘kazanit mediatik’, Baton Haxhiun, Lorenc Vangjelin, Shpëtim Nazarkon, dhe Anti Telan. 

“Të gjithë janë manipulatorë të manipuluar” – konkludoi Edi Rama, ndërsa theksoi për të disatën herë se nuk ka asgjë personalisht me gazetarët më sipër, por me ‘produktin’ e tyre. /LAPSI.AL/