• |
ide | kryesore

Publikohet spoti i ri elektoral për PS (Video)

Arkiva, Syri i Lapsit
Screen Shot 2017-06-11 at 12.47.03 PM.png



Reklama elektorale e Edi Ramës që shfaqet si polic rrugor iu kthye në boomerang kryeministrit. Reagimi ishte nga më negativët. Kritika pati që nga shkelja e ligjit në përdorimin e mjeteve dhe simboleve të policisë për fushatë elektorale aq edhe për mesazhin për një shtet policor që gjobit qytetarët e tij për të mbushur arkën. Një spot tjetër për PS -në ka nisur të qarkullojë në rrjet, ku sërish protagonist është kryeministri. Por ai nuk është prodhim i PS. Eshtë publikuar në facebook nga faqja Lolita. Në të ironizohen premtimet e bëra nga Edi Rama 4 vjet më parë. /Lapsi.al