• |
ide | kryesore

LSI-a dhe Tepsia/ Si po gënjen Rama në fushatë?

I pakategorizuar
rama10.png



Që kur ka filluar fushata zyrtare Edi Rama ka ndryshuar qëndrim 180 gradë. Ai që dikur ngrinte 10 gishat lart, për të thënë se sa mundësi kishte nga 1 deri në 10 për të bërë koalicion me LSI-në tani flet për parti që e kanë mendjen vetëm të vjedhin shtetin nga hipotekat deri tek pastrueses. Nga Aleanca strategjike me Metën Rama e ka ndryshuar slloganin në një kërkim të dëshpëruar të timonit. Edhe këtë fundjavë ai vazhdoi me të njëjtin refren duke iu përgjigjur LSI-së: “Unë nuk kam dalë në këtë fushatë për luftë, kam dalë për garë po jo garë me të tjerët. Unë nuk e di çfarë kanë, që janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju thotë njeri gjysëm llafi. Pse i shqetëson kaq shumë vetëm një gjë, duam të bëjmë shtet, duam të bëjmë administratë. Pastaj vijnë në Tiranë thonë ku është tepsia. Ore jemi këtu për njerëzit, duhet të regjistrojmë tokat, ata na kanë votuar për këtë punë. Jo, unë dua hipotekën, patentat, midhjet, oktapodin, burgun, vjen tjetri thotë dua pastruesen. Ai ka pastrueset e veta. Si mund të bëhet shtet kështu”… Dhe ne me koalicionin kemi bërë punë shumë të mira. Pavarësisht se punët i kemi bërë vetëm ne, ata na kanë dhënë votën se mendjen e kanë tek tepsia.?

Por në 1 qershor të këtij viti në emisionin Opinion Rama e filloi duke i mohuar edhe punët që kishte bërë sëbashku me LSI-në:

“Nuk mund që një person përfaqësues i një grupi politik të ketë ministrinë ndërsa drejtori të jetë nga një parti tjetër. Kjo është arësyeja që skemi bërë disa reforma të rëndësishme në administratë”.

Të njëjtat akuza përsëriti edhe në 7 qershor Vlorë:

“Interesat e tyre janë të vogla. Ata duan të plotësojnë vetëm qëllimet partiake. Partitë e vogla nuk janë garantë të demokracisë, por garantë të tepsisë.

E gjithë kjo është histori pengmarrje se ose do ta pranosh këtë e të bësh koalicionin ose thotë s’ka problem, iki kam tepsinë tek tjetri”.

Ndërsa në 8 qershor tek Ura Vajgurore, Rama tha:

Partitë e vogla marrin nga pushteti çtë duan, por përgjegjësi nuk marrin. Përkundrazi, kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e pare”. Pra pot ë dëgjosh sot Edi Ramën duket sikur disa reforma nuk i ka bërë, në disa nisma ka dështuar se nuk e linin aleatët. Por në fakt ky justifikim është shumë i ri. Atëhere kur Edi Rama ishte i bindur se e kishte të sigurtë fitoren e zgjedhjeve, se do të bënte koalicion me LSI-në.

Çuditërisht ai atëherë as nuk kujtohej për timonin i vetëm, as nuk thoshte një fjalë për administratën e ndarë si tepsi, as nuk i ironizonte aleatët që dalin për plaçkë. Mjafton të lexohen disa nga deklaratat e para fushatës të nxjerra nga Lapsi.al kur Rama i lutej Metës për koalicion për të kuptuar se sa e gënjeshtërt, e ulët dhe meskine është strategjia që po përdor sot për tu hedhur hi syve njerëzve (lexo editorialin poshte).

Kështu në 2 prill 2017 te Asambleja Zgjedhore e PS-së: Rama thoshte: “Kemi marrë reforma që në 25 vjet askush nuk e mori mundimin. E kemi bërë falë një aleancë që ka pasur mbi 84 vota. Këto janë më të rëndësishme sesa dallimet. Ne as e kemi diskuaruat dhe as e diskutojmë deri në castin e fundit koalicionin e ku jemi.

Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet më gjërat që nuk shkojnë, as me sasinë e helmit, por matet me sa shumë reforma kemi kaluar së bashku për të bërë shtet.

Nuk ka asnjë diskutim vlera e partnetit me LSI, ne jemi PS, partia me aftësinë më të madhe programore, partia me historinë më të lavdërueshme në përpjekjen për të bërë shtetet. Të gjitha këto shkojnë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit”.

Po në të njëjtën linjë ishte kreu i rilindjes edhe 8 muaj më pas ku ai hedh poshtë duke i quajtur si vogëlsira ato që sot i ka fryrë po vetë si probleme madhore…

23 dhjetor 2016 po Rama para Asamblesë së PS-së:

“Shumëkush thotë: ata bëjnë kështu, ata bëjnë ashtu, ata na nxorrën bojën, ata na nxorrën kallajin, ata na morën në qafë. Dëgjoni miqtë e mij. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë njerëz të veçantë. Shqipëria ka fituar nga ky koalicion”… 

Gjithë këto reforma s’do të ishin bërë nëse s’do të kishim këtë koalicion. Shqipëria nuk do të ishte bërë shtet, po të mos ishte ky koalicion. …Unë jam besimplotë se ne do të shkojmë bashkë dhe pavarësisht të gjithave duhet ta kuptojnë të gjithë se kjo është një aleancë strategjike, jo aleancë taktike kush është në këtë post apo në atë post. Është aleancë strategjike për aleancën e gjeneratës tjetër.”

Nëse donim një koalicion vetëm për 4 vjet, do të ishim të mjaftueshëm. Do të dilnim vetëm, do të fitonim vetëm. Por do të ishte një qeverisje joafatgjatë. Sepse reformat duan forcë përfaqësuese”.

A mendon sot Rama se qeverisja e tij pa aleatë do të jetë afatshkurtër??? Vështirë të besohet. Po ai ka thënë edhe më shumë se kaq në

30 dhjetor 2016 në Top Story:

“Partneriteti i PS-së dhe LSI-së nuk është partneriteti im me Ilir Metën. Ne jemi drejtuesit që i japim këtij partneriteti strategjik formën e koalicionit.

Është një domosdoshmëri shoqërore për vendin për të pasur dy parti dhe një forcë të madhe progresive të qendrës së majtë që bën reformat që ka bërë, pastaj dallimet, defektet janë gjëra të cilat janë absolutisht të rëndësishme por nuk janë arsye për të vënë në diskutim partneritetin strategjik”.

Kjo pra është kronologjia e shkurtërr që arriti të mbledhë Lapsi.al dhe që e nxjerr totalisht bllof propogandën  dritëshkurtër që kryerilindasi po bën sot. (Lapsi.al)