• |
ide | kryesore

VIDEO/ “S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër…” Ku ka përfunduar polifonia labe!

Arkiva, Syri i Lapsit
screenshot-24_1498063638-1421829.jpg



Më shumë sesa argëtuese apo humoristike, kjo këngë e kënduar nga grupi polifonik Ansambli “Buronjat Labe” në Vlorë është kthyer në një turp në fakt për gjithë traditën e polifonisë labe, e cila ka thurur këto vargje ku dukshëm bëjnë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

Vargjet nisin me akuza kundër presidentit të votuar, e më pas me krerët e partive të vogla dhe në fund mbyllen me disa lëvdata për Rilindjen e majtë, e cila qeverisi për 4 vite. Kjo video është shpërndarë nga faqja zyrtare e PS-së së Vlorës, por që në fakt tregon humorin sesi arti dhe kultura e jugut të vendit përdhoset nga mesazhet politike të socialistëve.

Me të drejtë gazetarë dhe artistë e kanë ripostuar këtë video për të bërë thirrje institucioneve në vend që të reagojnë ndaj kësaj çfarë i është bërë polifonisë labe. “Si e ëma e  Zeqos në majë të thanës, po i bëjnë lajka Edi Ramës”, shkruajnë artistë dhe gazetarë në rrjetet sociale.

Vargjet

Presidenti  është marros, dekrete s’do ti firmos.

Demokratët me Lulzimin ëndërrojnë delegimin…

Janë për republikë të re nga çadra drejt në qoshe…

Relaksia pushtoi kampin, mbretëron fotua me Trumpin…

Beni u bë ecën vetë, paralajmëron për tërmet…

Ka dalë Libra me Ben Blushin para kohe të vjelë rrushin..

Me Benin s’mbarojnë çuditë, është dhe do jetë opozitë…

Sfida me Gjergj Bojaxhinë do përmbysë perandorinë…

Elektorati shqiptar si ka fare në kandar…

Në 25 qershor shpërthen dufi popullor…

S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër…

Në një dorë të jetë timoni, i sigurt destinacioni…

Zgjedhëm Alfën, betën, gamën, Rilindjen me Edi Ramën…

Me rilindjen avancuam, bashkës për Shqipërinë që duam…