• |
ide | kryesore

Pse e shkarkoi Rama Tahirin, zbulohet sms privat në celularin e ish ministrit

I pakategorizuar
20160421_165126_21041660-3_6rqnbi31.jpg



Pas paralajmërimeve që Saimir Tahiri i dërgoi Ilir Metës në një status në Facebook, ish zv.ministri i Brendshëm, Ilir Marko është përgjigjur me një mesazh privat në celularin e Tahirit.

Ilir Marko përmendej në statusin e Tahirit, si njeriu që e kishte përgjuar me urdhër të Metës. Por ish zv.ministri i LSI thotë se përgjimet u kryen nga shërbimet e specializuara.

Më tej Marko i zbulon Tahirit se shkarkimi tij ka ardhur nga një letër ultimatum që ndërkombëtarët i kanë dërguar kryeministrit Rama.  

Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.

Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike. Ai tha se e kanë akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër. Aludimet e forta që bëri Ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko.