• |
ide | kryesore

Eduard Halimi denoncon gangsterët që i shkaktuan humbjen në Berat

I pakategorizuar
Eduard-Halimi.jpg



Partia Demokratike po i rikthehet denoncimeve për krimin dhe bandat e lidhura me qeverinë, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhjet e të dielës. Pas një muaj heshtjeje për këtë temë, në PD i janë rikthyer edhe njëherë denoncimit të bandave, gangsterëve, krimit dhe parave të drogës që blenë votat. Eduard Halimi shpjegoi rezultatin e dobët në Berat me një kontratë që PS pati me krimin. Këtë shpjegim e dha ndërsa falenderonte votuesit e PD-së.

“‎Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.‎

Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.

‎Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo‎ qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves”

Eduard Halimi është deputeti i vetëm i PD-së në Berat. Deri të shtunën nuk është dëgjuar asnjë akuzë nga ai për ndonjë kontratë të PS-së me banda apo kriminelë në Berat.