• |
ide | kryesore

Eduard Halimi në krah të Bashës: Të gjithë jemi përgjegjës për humbjen e PD!

I pakategorizuar
auto_ed_halimi1495444843.jpg



Eduard Halimi bën thirrje që humbja e thellë e Partisë Demokratike në zgjedhje të mos t’i faturohet vetëm Lulzim Bashës.

Duke e kanalizuar analizën e tij në qarkun e Beratit, ku edhe vetë kandidonte për deputet, Halimi shkruan se përpos dështimit për të nxjerrë demokratët nga shtëpia që të votojnë, humbja e PD-së shpjegohet edhe nga përçarja brenda parties.

Duke justifikuar emocionet që kanë prekur gjithë të zhgënjyerit nga rezultati i PD-së, Eduard Halimi bën thirrje që sherri të mos pengojë një analizë të qetë e transparente për të gjithë, që do të çonte Partinë Demokratike aty ku demokratët duan.

Në një kohë kur në PD bashkjetesa është fraxhile, të shumtë janë kritikët që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Eduart Selami shpalli sot zyrtarisht, nga selia e PD-së, kandidaturën e tij për kryetar të kësaj partie. /LAPSI.AL/

 

STATUSI I PLOTE
Te dashur miq, antare te thjeshte te PD te degeve Berat, Corovode, Polican, Kucove, Ure Vajgurore
Kam lexuar gjithe keto dite mesazhet, sms, komentet, qe me keni derguar per humbjen e PD ne zgjedhjet e 25 qershorit.
Une e shpreha‎ qendrimin sapo perfundoi numerimi se per rezultatin ne zgjedhje padyshim qe kishte ndikim te jashtezakonshem presioni I pushtetit, (denoncimet e Degeve te PD, sollen largimin e zyrtareve dhe kallzimin ne prokurori te nje kandidati te PS, te nje kryetare bashkie socialiste dhe zyrtaresh vendore te pushtetit qe ushtruan presion apo perdoren autoritetin e pushtetit per te marre vota) fakte këto që tregojnë se qëndrimi ynë sot nuk është alibi për humbjen.
Ne fushate me shume se emrat e udheheqeve politike degjoheshin emrat e gangestereve per “punen” ne periferite e Beratit dhe per veprimtarine e tyre PD ka depozituar kallzime ne polici, tek ministri i brendshem dhe do vijoje me prova, foto, video dhe në vijim sesi ne qendrat e votimit deputetet e majte u zëvendeduan apo shqëruan nga gangesteret. Këto denoncime u bëbë kohe para se te filonte numerimi i votave dhe jo ta themi tani si alibi.
Por pervec ketyre shkaqeve, ne humbje duhet pare edhe nga vetja. Ne kemi diskutuar gjate ne mbledhjet e pernateshme te shtabit te fushates sesi duhet te nxirnin demokratet per te votuar dhe te perballeshim me shitblerjen e votave e te mbronim voten e demokratëve.
Por ne nuk ia dolem dhe per kete pergjegjes nuk eshte vetem Lulzmi Basha. Pergjegjes jemi te gjithe ne.
Ne keto zgjedhje munguan rreth 3.000 votues demokrate qe kane votuar me pare PD ne qarkun e Beratit (nga 19.022 ne 2013 ne 16.014 ne 2017), nga te cilat rreth 2000 ne bashkine e Beratit, 700 ne Skrapar e Polican e 300 te tjere ne Kucove e Ure Vajgurore, dhe per kete pergjegjes jemi te gjithe, dhe jo Lulzim Basha.
Pervec te tjerave ne duhet te gjejme arsyet se perse ata 3000 demokrate nuk erdhen te na votojne. Ne duhet te kishim bere me shume qe te nxirnim nga shtepite demokratet.
Të dashur miq,
Percarja dhe jo bashkimi ka qene padyshim nje nga shkaqet e tjera te humbjes dhe per kete duhet analize e thelle qe duhet pare nga vetja.
Ju antaret e thjeshte qendrestaret me te medhenj ne opozite dhe ne pushtet keni shume te drejte qe jeni te merzitur me te gjithe ne, qe nuk mundem te ndalim as bandat dhe as te nxirrnin nga cdo shtepi, cdo votues te djathte dhe as te zhduknim percarjen e Pd ne 4 jave.
Gjithe merzia juaj për rezultatin tonë në qarkun e Beratit eshte tejet njerezore. ‎Une ju mirekuptoj plotesisht.
Ju jeni shume gjykatesit me te mire te asaj qe kemi bere mire, kemi bere jo mire, apo nuk e kemi bere fare.
Tani ju keni te drejte te gjykoni dhe te jepni verdiktin permes nje votimi te lire e te barabarte ne rradhe te pare per lidershipin dhe pastaj per secilin.
Une e di dhe e kuptoj shume mire se emocionet pas kesaj qe ndodhi jane te natyrshme. Por nese rifillojme sherrin me njeri tjetrin dhe nuk bejme nje analize te qarte e transparente per te gjithe, nuk do arrijme dot kurre te cojme PD a‎tje ku ju dhe ne te gjithe duam.
Perpara kemi nje opozite te veshtire dhe te ashper me nje pushtet qe lind nga gangsteret, droga dhe blerja e votes, dhe per kete beteje duhet bashkim dhe jo percarje.
Ju demokratet e Beratit, Ures Vajgurore, Kucoves, Skraparit e Policanit e dini me mire se une PERCARJA nuk na ndihmoi por na demtoi ne zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndaj duke nxjerre mesimet nga gjithe keto qe kemi kaluar, te behemi te gjithe bashke dhe te shkojme drejte nje procesi real, nje gare te lire, te barabarte e te ndershme‎ per te zgjedhur kryetarin e ri te PD, e pastaj te cdo strukture, per ta bere PD te forte, sic e duam te gjithe, pa percarje, por TE BASHKUAR
Beteja vazhdon..
Eduard