• |
ide | kryesore

Rama për France 24: Shqipëria, vend i varfër por nuk po vdesim urie

I pakategorizuar
rama france 2.jpeg



Edi Rama, duke folur për televizionin France24, deklaroi se është bërë një kthesë e fortë për kultivimin e kanabisit, ndërsa theksoi se edhe pse Shqipëria është vend i varfër, nuk po ‘vdes urie’.

Rama u shpreh se rritja ekonomike do të ngrihet nga 3% në 5%, dhe për këtë kanë ndikuar edhe emigrantët. Sipas kryeministrit, shqiptarët mund të jenë të varfër, por jo aq sa thonë shifrat.

“Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale.” – deklaroi Rama. /LAPSI.AL/