• |
ide | kryesore

Gjermanët rikonstruktojnë rezortin gjigant të Hitlerit. Pamjet mahnitëse

Arkiva, Planet
prora.jpg



Tre vjet para se Gjermania të pushtonte Poloninë në vitin 1939, Adolf Hitleri urdhëroi ndërtimin e vendpushimit më të madh turistik në botë, që ndodhej në një pronë në ishullin Rügen ne detin Balltik.

Nazistët e quajtën Prora, raporton “Business Times”.

I aftë për mbajtjen e më shumë se 20.000 banorëve, Prora kishte për qëllim të mikëpriste gjatë pushimeve punëtorët e lodhur gjerman qe punonin pa pushim në fabrika.

Sipas historianit dhe udhërrëfyesit Roger Moorhouse, resorti duket se i kishte fituar zemrën popullin gjerman.

Por pastaj filloi Lufta e Dytë Botërore dhe ndërtimi i Prorës u zvarrit – deri tani.
Tashmë arkitektët kanë filluar rindërtimin e tij dhe pamjet të lënë pa fjale.