• |
ide | kryesore

Albin Kurti, më në fund një i majtë i vërtetë dhe krenar që është

I pakategorizuar
tsipras.png



Më në fund një i majtë i vërtetë shqiptar, krenar që është i tillë dhe ballëhapur për ta shpallur atë. Në një kohë që të gjitha partitë kosovare nxitojnë të vetquhen të djathta, madje edhe ato që i kanë rrënjët tek enverizmi, ndrkohë që Rilindasit në Shqipëri jan idhtarë të rrugës së tretë, përtej të majtës dhe të djathtës sic thoshte më parë Rama, Albin Kurti nuk druhet të marrë monopolin e së majtës në trojet shqiptare.  I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora Neës, mes të tjerave u pyet pyetur nëse beson tek e majta. “Ju konsideroheni një lloj Tsiprasi i Kosovës. Juve besoni tek e majta” i tha atij moderatori? Albini nuk hezitoi: “Pa dyshim. Unë besoj tek bashkësia. Gjendja normale njerëzore është ajo e bashkësisë. Kur njerëzit janë të përçarë dhe të vetmuar, kjo do të thotë se dikush i ka ndarë dhe përçarë për t’i sunduar. Unë nuk mund të besoj në konkurrencë pa besuar edhe në bashkëpunim. Nuk mund të besoj në rritje ekonomike pa drejtësi sociale, e cila është për sigurime shoqërore dhe taksim progresiv.

Dhe në të njëjtën kohë, unë besoj që liria duhet të jetë e shoqëruar me barazi. Liria pa barazi krijon privilegje që e shtypin demokracinë. Unë nuk besoj që mjafton liria negative pa lirinë pozitive. Liria negative si liri autoriteti dhe ndërkaq liria pozitive si liri për të qenë qytetar. Liri pozitive do të ishte arsimi” u përgjigj ai. Por megjithese i majte bio, Kurti nuk nguron ta kritikoje ate me te cilin e krahasojne, kryeministrin grek. “Tsipras, në vend që të jetë avangardë, është më tepër një ngjallje e Pasokut, por nuk ngjan me fillimet e Pasokut por me fundin e tij”.