• |
ide | kryesore

Basha: Kjo ishte hera e fundit që unë si Kryetar bëra listat e kandidatëve për deputetë

I pakategorizuar
unnamed_1500124187-2031621.jpg



Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut, Durrësit dhe Rrogozhinës tha se Partia Demokratike duhet të vazhdojë rrugën e saj të kauzave të drejta për Shqipërinë, me në krye atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit dhe mazhoranca që doli prej saj, janë një version i asaj të vitit 91, ku qytetarët bëheshin pjesë e votimeve fiktive nën terrorin e Sigurimit të Shtetit dhe fletë rrufetë identifikonin koka turku mes qytetarëve. 

“Kur i dhamë shqiptarëve konceptin e Republikës së Re, që në thelb është një raport i ri midis qytetarit dhe pushtetit, me zgjedhje të drejtpërdrejta të deputetëve, me zvogëlim të numrit të deputetëve, me ndryshim të balancës kushtetuese midis institucioneve, fuqizimin e qytetarit, eliminimin e partitokracisë dhe rikthimin tek vlerat demokratike për të cilat u ngritëm 25 vjet më parë,  kjo do të ndodhë edhe brenda partisë demokratike. Fuqizimi i anëtarit do të thotë vendimmarrje një anëtar një votë, siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve. Kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që këtej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent gjithëpërfshirës me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike, më të mirët dhe për tu bashkuar rreth tyre në betejë.”, deklaroi Lulzim Basha.