• |
ide | kryesore

Rasti i “Stop”/ Mediat po e shpikin vetë realitetin

Arkiva, Blog
ardian-vehbiu-shshqip-express_1500023703-2029446.gif



Nga ARDIAN VEHBIUPamë një video që është mëkat ta quash amatoriale, dhe ku një grua (e luajtur nga Mirela Topulli) kërkon të rrahë një burrë (i luajtur nga Genci Angjellari): gruaja prezantohet si pronare e një firme, burri si gazetar. Dy homines sapientes në kacafytje të trishtuar.

U tha se ky gazetari po bënte një “investigim” për një punë të pistë të kompanisë që drejtonte agresorja, dhe se kjo e fundit deshi t’i tregojë vendin. U shtua se Topulli “e dhunoi kafshërisht” Angjellarin.
Më pas u kundër-tha, nga pala tjetër, se videoja i ish dhënë publikut e edituar rëndë, dhe aty ish lënë jashtë fakti që gazetari në fjalë, i paraqitur si viktimë, e kish nisur “investigimin” duke e fyer atë gruan dhe duke e qëlluar në mjekër me mikrofon.
Pamë edhe hematomat në mjekrën e viktimës tjetër. Tashmë jemi mësuar me këto gjurmë që ia lëmë njëri-tjetrit në trup, kur duam të komunikojmë me zor: ia shkruajmë tjetrit dhunën në lëkurë, si të thuash.
Vështirë të thuash se çfarë ka ndodhur; ose më mirë, shumë e lehtë të thuash se çfarë ka ndodhur: kemi parë median në veprim.
Publiku i përfytyron këta guerrilas të medias si “syrin dhe veshin” e vet; nëpërmjet tyre, shpreson të marrë vesh se çfarë ndodh.
Këtij publiku i duhet uruar, megjithatë, mirëseardhja në raportimin post-modern të realitetit, ku mediat nuk mjaftohen me kronikën e ngjarjes, por e krijojnë këtë ngjarje vetë.
Nuk është hera e parë, që gazetaria “investigative” paraqitet kështu – një gazetar kamikaze, që i vërsulet dikujt me pyetje të tipit: “kur do të hiqni dorë nga vjedhja e popullit?” dhe një kamerë dore, që regjistron në video reagimet e tjetrit.
Ky farë zhurnalizmi e përdor mikrofonin si armë të ftohtë: çfarë e bën ironik pretendimin e administratores Topulli, se Angjellari e kish goditur në mjekër me mikrofon.
(Po sikur ta kish goditur me kamera?)
Konfliktet në vijën e frontit mediatik ndonjëherë përfundojnë edhe kështu; çfarë është e re, në historinë e trishtuar të medias shqip, është se këto konflikte tashmë u zënë vendin lajmeve.
Po të jetë i vërtetë pretendimi i Topullit (dhe i mjekrës së saj të lënduar), atëherë kemi një gazetar që mësyn qytetarin dhe pastaj reagimin e këtij të fundit e paraqet si lajm.
Dhe meqë lajmin e rrëfen gazetari vetë, ndonëse i “agresuar” në krye të detyrës, atëherë kemi të bëjmë me atë që, në narratologji, e quajnë unreliable narrator – ose në rrëfimtar që nuk i zihet besë.
Prandaj fola më lart për gazetari post-moderne.
Do të pyetet: po cili është lajmi këtu, sa kohë që palët kanë dhënë versione të kundërta? E kam përgjigjen gati: lajmi është që ky lajm është dhënë; nuk duhet pretenduar për më tepër.
Dhe një investigim i një çështjeje aq serioze sa eliminimi abuziv i mbetjeve spitalore, dëshmon më shumë nevojën që vetë gazetarisë “investigative” (këtë fjalë do ta shkruaj gjithnjë në thonjëza), në Shqipëri, i duhet të eliminojë mbetjet trash në stilin me të cilin u qaset temave të mëdha.
Thelbi i këtij skandali – nëse mund ta përdor ende një fjalë si prej GABI – është prova e sjellë nëpërmjet videos; meqë publiku ende e ka ruajtur besimin tek imazhi, si më afër së vërtetës se fjala.
Por që publiku e ka ruajtur besimin tek imazhi, kjo veç do të thotë se sot përpjekjet më të mëdha për ta mashtruar po bëhen nëpërmjet imazhit.
Tek e fundit, hetimi dhe raportimi i çështjeve me interes kushton më shumë se inskenimi i një videoje çfarëdo, të filmuar me kamera dore, e cila sakaq merr vlera dokumentare dhe përhapet më shpejt se fruthi.
Sa kohë që është pranuar roli i mediave si teatër për dëfrimin e publikut dhe kur infotainment-i ka zënë kryet e vendit në portalet dhe vend-grumbullimet e tjera të plehrave, çfarë do të pengojë që edhe lajmi t’i nënshtrohet produksionit?
Kjo do të ishte edhe ana e përkundërt e lektisjes pas reality shows, edhe pse pjesë e së njëjtës prirjeje madhore për t’i shkrirë kufijtë midis raportimit dhe realitetit.
Brenda këtij produksioni, “gazetari” do të zërë vend qendror – meqë lajmi jo vetëm do të rrëfehet në vetën e parë, por edhe vetë rrëfimtari imponohet si personazhi kryesor i rrëfimit.
Madje jo vetëm: misioni i këtij personazhi, a i këtij heroi në daçim, do të ishte ai i ndëshkuesit – ose një version soft i inkuizicionit.
Le ta quajmë këtë funksionalitet të papritur ana e pasme e vetting-ut, të paktën për nga efektet populiste të garantuara.
Dikur media totalitare ruante monopolin ndaj përzgjedhjes së lajmit dhe sidomos ndaj interpretimit të tij – sipas filozofisë se “kuptimi” a “domethënia” e një ngjarjeje kish përparësi ndaj rrëfimit vetë, sa kohë që ishte “kuptimi” dhe “domethënia” që vërtetonin drejtësinë e vijës ideologjike, etj.
Sot media post-totalitare nuk ka më fuqi të interpretojë; e ka më të lehtë ta sendërtojë realitetin, ashtu siç kujton se ia kërkon publiku.
Media është mesazhi, thoshte McLuhan-i. Tashmë i rrëfyer në vetën e parë nga një unreliable narrator, do të shtoja. (Peizazhe.com)



7 Comments

  1. O ARDIAN VEHBIU gazetar majmun

    Si nuk ke turp ti majmuni ARDIAN VEHBIU a je gazetar a cfare dreqin je.
    Na fal po qe se je paguar nga zonja ne fjale qe po shkaterron floren shqiptare me mbetje eshte tjeter pune.
    Turp e faqja e zeze per ty dhe iu lumte Gazetareve te Stopit ne TV Klan.

  2. ti duhet te jesh turk e mik

    ti duhet te jesh turk e mik irame vetem shqiptar nuk jenuk ja vlen te merresh me lavire si ti

  3. kam ta djrejte qe ky eshte

    kam ta djrejte qe ky eshte turk dhe nga mete ndyret.por ti fsdeg po verteton qe qenke kopil turk,ty turku ti ka kryer sherbimet edhe me fisin tend,kjo duket nga gjuha dhe edukata qe ju ka lene e qe po perdore tipike llojit tuj,s'eshte faji im.mos imagjino kot,te une nuk ka shanse se nuk i duam si ju.

  4. o shoke permbahuni se po qite

    o shoke permbahuni se po qite kot me kot do ju kape SIDA

  5. Ti ore Vehbiu qenke nje palo

    Ti ore Vehbiu qenke nje palo shkrues se gazetare nuk mund te te them!!!! Po ku jeton ti ore vemje? Sy ne balle a kishe kur i pe ato pamje? Qeset,epruvetat e gjakut… serume e lloj lloj mbetjesh qe po me perzihet tani qe po shkruaj… E ku shkojne te gjitha keto? Ty edhe te kishin paguar shuma marramendese nuk duhet ta shkruaje kete artikull…. Turp turp turp…. Edhe per ate histeriken qe bertiste si hiene e godiste me doren e piste te krimit makaber ty ne rradhe te pare, popullin e Durresit dhe Tiranes natyren tone ….