• |
ide | kryesore

Cilët ishin 3 shqiptarët që zotëronin 150 mijë aksione në Bankën e Shqipërisë në 1925

Arkiva, Dossier
aksioneret-e-bankes-se-shqiperise-765x383_1500548989-9076087.jpg



Akti themeltar i Bankës Kombëtare të Shqipërisë u nënshkrua në mars të vitit 1925. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në kapitalin e përgjithshëm të Bankës numëroheshin 595 000 aksione, ku pala italiane kishte shumicën e tyre.

Krahas grupimeve bankare, aksionerë të bankës ishin edhe disa individë shqiptarë. Të gjithë sëbashku ata zotëronin 30% të kapitalit.

Aksionerët shqiptarë ishin:

–Ajet Bej Libohova me 40 000 aksione të zakonshme

–Ekrem Bej Vlora me 58 000 aksione të zakonshme

–Nexhat Pasha Vlora me 52 000 aksione të zakonshme

Krahas individëve shqiptarë, aksionerë ishin edhe disa individë italianë:

-Ugo Viali me 40 000 aksione të zakonshme

-Vincenzo Azzolini me 25 000 aksione të zakonshme

-Massimo Aurelio me 30 000 aksione të zakonshme.

Edhe pse Konventa parashikonte që ndarja e kapitalit të bankës të ishte 51% për italianët dhe 49 % për shqiptarët, me vonë raporti do të ndryshonte. Nga 30 % e kapitalit, pjesëmarrja e shqiptarëve arriti në rreth 3 % të shumës së përgjithshme të aksioneve, në 15 384 aksione. Kjo do të vinte pas një procesi të shtetëzimit të aksioneve të mbajtura nga nënshtetasit italianë e pas blerjes së aksioneve të shtetasve shqiptarë.

Ndryshimi i raportit të aksioneve do të sillte diskutime të shumta e madje nuk do të mungonin as propozimet publike si ai i industrialistit e ekonomistit të njohur Mark Kakarriqi apo ai i Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit) që apelonin për rishikimin e gjendjes juridike të bankës në favor të realitetit ekonomik të vendit e të zhvillimit të mëtejshëm. E në këto propozime, nuk do të mungonte ideja e përfshirjes së tregtarëve, industrialistëve, pronarëve e nëpunësve si aksionerë në bankë me qëllim që të arrihej balanca e përqindjes së aksioneve./Scan