• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj siguron votat e LSI-se, por me 4 kushtet e tyre

I pakategorizuar
Erion-Veliaj-ne-Keshillin-Bashkiak.jpg



Cmimi i ujit në Tiranë do të rritet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar mbështetjen e LSI-së në Këshillin Bashkiak, por duke pranuar katër kushtet e tyre.

“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë. Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PS-LSI, Tirana me ujë më e rëndësishme së partitë”,tha Veliaj.

Vendimi nuk është miratuar ende në Këshill, ndërkohë 4 kushtet e LSI-së janë.

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.