• |
ide | kryesore

Zbulohet e ardhmja e De Biasit… Japonia

Arkiva, Sport
albania-euro-2016-de-biasi_3487274.jpg



Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri. Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik.

“Ka pasur shumë thashetheme, por jam duke parë disa kampionate në Europë, klube që më parë i kam refuzuar për shumē arsye, përfshirë dhe impenjimin me Shqipërinë.

Ok! Kam diçka, nuk mund ta mohoj. Ende nuk e kam të kristalizuar se kë duhet të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte konkrete nga të dy vendet. Personalisht, do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e të ftohtë në përgjithësi për jetën. Janë komplet ndryshe nga Italia dhe Shqipëria. Gjithsesi, brenda disa javësh do të vendos se ku do të shkoj”, – tha për portalin VIP Sport italo-shqiptari 60-vjeçar, gjatë një lidhje telefonike nga Italia.

Sa i përket pasardhësit të tij te Shqipëria, De Biasi nuk i kursen fjalët e mira.

“Panucci ka qenë një lojtar i madh, me karakter dhe personalitet. Të gjithë e dimë që nuk ka ndonjë përvojë të madhe si trajner në nivel ndërkombëtar, por jam i bindur se do t’ia dalë me sukses. Por, të mos harrojmë se në rast se unë para pesë vjetësh më duhet ta ribëja nga fillimi skuadrën, Panucci thuajse e ka. Pak gjëra mund t’i duhen. I ka kushtet për këtë. Gjithsesi, është ai trajneri dhe sigurisht që ka idetë e tij. E përsëris, jam i bindur se është një zgjedhje e mirë. I uroj fat, pasi kemi një grup të vështirë” – thotë De Biasi.