• |
ide | kryesore

Rama: I dhurova një palë atlete Nr.44 presidentit francez

I pakategorizuar
screenshot-14_1501335206-2363393.jpg



Në intervistën për In Tv, kryeministri Rama ka folur edhe për veshjen e tij, duke shtuar se gjatë Samitit të Triestes, atletet e tij i pëlqyen shumë edhe presidentit francez, prandaj i dërgoi një palë dhuratë. 

“Atje janë njerëz që kanë tjetër respekt për atë çfarë je dhe jo atë çfarë vesh. Presidentit të Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë të miat. I çova një palë atlete 44 dhe ai u gëzua”, tha Rama. 

I pyetur për ditëlindjet që mban mend, ai tha se janë vetëm ditëlindja e Lindës, Zahos, Gregut, Reas, Anetës dhe Olsit.