• |
ide | kryesore

Fotot e rralla/ Shqipëria në vitin 1900

Arkiva, Dossier
Screen Shot 2017-07-30 at 10.01.29 AM.png



Një tjetër dëshmi në celuloid vjen mbi Shqipërinë e vitit 1900. Është një koleksion fotografish të vjetra të themeluesit të Muzeut Kombëtar, historianit austriak Carl Ludwig Patsch.

Ai mbahet mend për artikujt e tij mbi antikitetin ilir dhe thrak dhe në një lidhje më të afërt me Shqipërinë, për monografinë “Sanxhaku i Beratit në Shqipëri”, i botuar në Vjenë më 1904, shkruan historiai Robert Elsie. Ky libër është rezultat i ekspeditës së tij në qendër të Shqipërisë në pranverën e vitit 1900. Ai përmban shumë foto, jo të gjitha me cilësi të mirë dhe skica të shumta të antikitetit që ai hasi: bustet greko-romake, varreza, mbishkrimet, monedhat dhe gravurat e shkëmbinjve, të cilat gjithsesi janë zhdukur me siguri tani, thotë Elsie.

Historiani dhe arkeologu austriak, Carl Ludwig Patsch (1865-1945) lindi në Kovaç (Kowatsch) në Bohemi dhe u rrit nga viti 1874 në Volhynia. Prej vitit 1885 ai studioi historinë, gjeografinë dhe filologjinë klasike në Universitetin e Pragës, ku mbaroi doktoratën e tij në Strabon në 1889. Ai mësoi në Vjenë dhe,që nga viti 1893 në Sarajevë, ku në 1898 u bë kujdestar i Muzeut të Bosnje – Hercegovinës (Zemajlski Muzej). Në vitin 1904, Patsch themeloi Institutin për Hulumtime Ballkanike (Institut für Balkanforschung) në Sarajevë, të cilin ai e drejtori deri në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 kur u mbyll dhe u detyrua të kthehej në Vjenë. Ishte Carl Patsch i cili në vitin 1922 themeloi muzeun kombëtar në Tiranë, me kërkesë të qeverisë shqiptare. /Lapsi.al