• |
ide | kryesore

Ajeti firmos te Crotone në Serie A

Arkiva, Sport
auto_ajeti_crotone-658x4381501599988-610x400.jpg



Lojtari i kombëtares shqiptare  të futbollit, Arlind Ajeti është lojtari i ri i Crotones për edicionin 2017-2018.  Klubi e ka njoftuar sot transferimin nga Torino për tek Seria A. Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nicola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.