• |
ide | kryesore

Champions/ Eliminohet Sadiku, shkojnë më tej Cikalleshi dhe Hasi

Arkiva, Sport
og-default.jpg



Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës eliminatore të Champions League. Në turin e tretë nuk ka pasur shumë surpriza. Sa u përket lojtarëve shqiptarë është eliminuar Armando Sadiku me Legian e Varshavës. Skuadra e tij fitoi 1-0, por vuajti humbjen 3-1 të takimit të parë. Sodiku ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 60-të. 
Kualifikohet në Play Off skuadra turke e Basaksehir ku luan sulmuesi tjetër Sokol Cikalleshi. Shqiptare qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua asnjë minutë. 
Më tej ka shkuar edhe Olimpiakos i trajnerit Besnik Hasi që barazoi 2-2 me Partizanin e Beogradit, por shkoi më tej për shkak të fitores 3- të ndeshjes së parë. 
Këto janë 14 skuadrat e kualifikuara këtë mbrëmje: APOEL (Cyp) Slavia Prague (Cze) CSKA Moscow (Rus) Basaksehir (Tur) FC Copenhagen (Den) FCSB (Rou) Young Boys (Sui) Maribor (Slo) H. Beer Sheva (Isr)  Nice (Fra) FC Astana (Kaz) Olympiakos Piraeus (Gre) Rijeka (Cro) Celtic (Sco). /lapsi.al/