• |
ide | kryesore

Behgjet Pacolli drejt koalicionit për Ramush Haradinajn Kryeministër

I pakategorizuar
pacolliiiii.jpg



Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer se ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

Ai, në një emision televiziv që do të transmetohet sonte në televizionin publik, ka paralajmëruar se nuk do të mbajë të bllokuar Kosovën dhe institucionet e vendit, “prandaj Lidhja Demokratike e Kosovës”, sipas tij, “ka 10 ditë kohë për të ndryshuar qëndrimin”.

Behgjet Pacolli tregon se ende nuk është biseduar për asnjë ndarje ministrish dhe brenda këtyre ditëve do të fillojnë edhe bisedimet me PAN-in. Koalicioni i partive të njohura si ato të krahut të luftës (PDK, AAK dhe NISMA) nuk po arrijnë dot të formojnë shumicën në Kuvend për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe më pas qeverinë e re.

Duket se Pacolli po jep sinjalet e para drejt kalimit në koalicionin e pagëzuar si ‘PAN’, që ka nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinajn. Nesër do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.