• |
ide | kryesore

Afera e IMSI Catcher/ Kompjuteri i Haki Çakos nuk do të sekuestrohet

I pakategorizuar
CAAKOOO.jpg



Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gjetura në pajisjet e marra në zyrën e Haki Çakos, Artion Dukës dhe ekspertit të IT-s në polici Ention Xheliljat.

Në vendimin e datës 24 korrik 2017 i gjyqtari Astrit Faqolli e quan të pabazuar në ligj dhe në prova kërkesën e prokurorisë.

Bëhet fjalë për pajisje kompjuterike të cilat u sekuestruan në zyrat e Cakos, Dukës dhe Xheliljat   të cilat u sekuestruan në kuadër të hetimeve për “IMSI CATCHER”. Një pajisje e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë (të deklaruara 1 vit me pare) ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizonte interceptime telefonike. Ndërkohë pala italiane deklaronte se pajisja kishte për qëllim trajnimin e policisë. 

“Nga organi i prokurorisë nuk është parashtruar dhe nuk është argumentuar se me sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike, kush është qëllimi i hetimit, çfar do të provojë sekuestrimi i këtyre të dhëna në këtë vepër penale.” thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej gjyqtari argumenton se “Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor procedim penal nr 3146 të vitit 2016 e ka filluar ndaj shtetasve Haki Çako, Artion Duka dhe Ention Xheliljat për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga 248 e 301 të Kodit Penal.

Asnjëra nga këto vepra penale nuk është nga ato vepra të parashikuara në nenin 208/ a të Kodit të Procedurës Penale “në fushën e teknologjisë së informacionit” në mënyrë që të shtrihet hetimi edhe në sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike.

Vetë ky nen e ka përcaktuar në mënyrë taksave se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike vendoset nga gjykata vetëm në ato raste kur ka një regjistrim të procedimi penal në fushën e teknologjisë së informacionit.”

Në qershor të vitit 2016 me vendim të Gjykatës së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Haki Çako u pezullua nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërkohë dy drejtorë të tjerë nga sektori i forcave operacionale u pezulluan për pengimin e zbardhjes së të vërtetës.