• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bie sërish Barcelona, Real Madrid “superkampion” i Spanjës

Arkiva, Sport
as_1502923887-5622109.jpg



Real Madrid ka arritur një tjetër fitore edhe në sfidëne  kthimit të Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës.
Në ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu”, madrilenët fituan 2-0 me një rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5-1.
Golat në këtë fitore për Realin i shënuan Marco Asensio (4’) dhe Karim Benzema (39’).
Real u tregua më kompakt dhe e dominoi të gjithë takimin duke mos e rrezikuar në asnjë çast triumfin. 
Për madrilenët mungoi Cristiano Ronaldo i pezulluar për 5 ndeshje pasi shtyu arbitrin në ndeshjen e parë. 
Kjo është Superkupa e 10-të e Real Madrid.
6 prej tyre i ka fituar pikërisht në përballje kundër Barcelonës. 
Një tjetër triumf për trajnerin francez Zinedin Zidane që vetëm në 2 vjet ka marrë 2 Champions League, një La Liga dhe tashmë edhe Superkupën. /lapsi.al/