• |
ide | kryesore

Si u ekzekutuan në kufi 4 të rinj 27 vjet më parë (Kujdes! FOTO të rënda!)

Arkiva, Dossier
auto_Untitled-21503522446.jpg



Ish drejtori i Arkivës, në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto në profilin tij në Facebook, ku sipas tij, tregohet vrasja e katër të rinjve nga Korça në kufirin me Greqinë më 23 gusht 1990.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare, tregon studiuesi. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

Image

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990”.

Image