• |
ide | kryesore

Zyrtare/ UEFA shpall lojtarin më të mirë të vitit mes Ronaldo, Messi dhe Buffon

Arkiva, Sport
champions_1503589898-7081654 (1).jpg



Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një tjetër trofe individual, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

Portugezi për këtë çmim ka mposhtur dy superlojtarë, Leo Messin e Barcelonës dhe Gianluigi Buffonin e Juventusit.

Ky është çmimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe i treti në përgjithësi, pasi e kishte fituar edhe në vitin 2014.

Më herët ai fitoi edhe çmimin si sulmuesi më i mirë i vitit përballë Leo Messi dhe Paolo Dybala.

Ceremonia u mbajt në Monaco.