• |
ide | kryesore

FOTO/ Ish-bashkëshortja: Si e zbulova tradhtinë e Buffon

Arkiva, Sport
1-52-107.jpg



Është e tmerrshme të tradhtohesh dhe aq më shumë ta zbulosh atë që të është bërë përmes mediave. Kjo duket se i ka ndodhur Alena Seredovës, ish-bashkëshortes së kapitenit të Juventusit dhe kombëtares italiane Gigi Buffon.

“E zbulova pikërisht nga revista Chi. Unë them gjithmonë të vërtetën. Ishte si të thuash sikur shtëpia ime kishte marrë flakë. Mendimi im i vetëm ishte të shpëtoja fëmijët e mi. Jam një person që nxehet shpejt, është e vërtetë, por gjithçka përfundoi atje. Atëherë isha një person shumë më nevrike nga sa jam sot, ndoshta sepse në atë kohë nuk isha mirë”, – thotë Alena në një interviste për revistën “Chi”.

Image result for buffon seredova

39-vjeçarja me origjinë çeke thotë se ka vuajtur shumë. Buffon u njoh me të në 2005-ën. U martuan në 2011 dhe kanë dy fëmijë: Louis Thomas, 9 vjeç dhe David Lee, 7 vjeç. Tani ajo është e lidhur me biznesmenin Alessandro Nasi.

Image result for buffon ilaria