• |
ide | kryesore

Ndryshime në Top Channel, Adi Krasta braktis emisionin

I pakategorizuar



Një tjetër personazh që sjell ndryshime këtë sezon është prezantuesi Adi Krasta.

 Ai ka drejtuar emisionin “E Diell” gjatë sezonit të kaluar televiziv, por duket se nuk do të ndjekë të njëjtën rrugë për sezonin e ri.  Megjithatë blitz.al bën me dije se Krasta nuk do të lëvizë nga ekrani i Top Channel, por thjesht do të ndryshojë emision. Mësohet se ai do të jetë pjesë e një formati të ngjashëm me “Jimmy Kimmel” ose “Tonight with Jimmy  Fallon”. Për ta konfirmuar, na mbetet vetëm të presim fillimin e sezonit të ri.