• |
ide | kryesore

De Biasi zbulon “këshillën” që i dha Panuçit pas ndeshjes

Arkiva, Sport
xfdrfrfrfrfr.jpg



Në pankinën e Shqipërisë në suksesin ndaj Lihtenshtejnit ishte një trajner i ri, Christian Panucci, por Gianni De Biassi nuk mund të mungonte në këtë ndeshje dhe e ndoqi atë nga tribuna e “Elbasan Arena”-s.

Ish-trajneri i Kombëtares sonë ishte i parë që komentoi suksesin e parë të Panucci-t. De Biasi me humor tha se Shqipëria mund të kishte shënuar me lehtësi edhe golin e tretë, pasi më herët kishte parashikuar rezultatin 3-0 në favor të kombëtares sonë.

I pyetur se si u ndje teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna, De Biasi u shpreh se për të ishte një ndjesi krejtësisht tjetër.

Gianni De Biassi u pyet edhe nëse i kishte dhënë këshilla Panuccit para ndeshjes. Ai tha se nuk e ka bërë diçka të tillë, ndërsa me shaka u shpreh se i kishte thënë të fitonte të gjitha ndeshjet.