• |
ide | kryesore

Fatos Nano flet për vetminë dhe tregon barcaleta në Opinion

I pakategorizuar
Captkure.JPG



Në një intervistë me rastin e 20 vjetorit të Opinion, Fatos Nano foli për të shkuarën e tij në një bisedë të shkurtër me Blendi Fevziun. Pas elozheve që mori nga drejtuesi i emisionit për “herët e para” të karrierës së tij politike, Nano tregoi anekdotën e fshatarëve partizane që dilnin në mal për të luftuar.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob” tregoi duke qeshur Fatos Nano.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qënit i harruar nga njerëzit. “I pari ngelet vetem” u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.