• |
ide | kryesore

Flet Fatos Nano: Shumë nga ata që u kam dhënë pushtet, mosmirënjohës…

I pakategorizuar
fatos-nano-maxresdefault-1024x524.jpg



Fatos Nano është rishfaqur sërish dhe ka lëshuar një shigjetë të vërtetë për të gjithë ata persona të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, i futi dhe i prezantoi me politikën shqiptare. Në një intervistë të shkurtër për 20 vjetorin e Opinion, Fatos Nano është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu sesi janë sjellë ata persona (të cilët ai dikur i veshi me pushtet) tanimë që vetë Nano nuk është më pjesë e politikës aktive shqiptare. Përgjigja ka qenë therëse, teksa Fatos Nano është shprehur se në Shqipëri (politikë), personat mirënjohës, janë një specie e rrallë.

INTERVISTA

Fevziu: Ç’mendoni për politikën aktuale?

Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Çfarë keni fituar e humbur nga politika?

Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Nano: Jam në gjendje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar.  Dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time. Dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?

Nano: Ka por janë specie e rrallë.