• |
ide | kryesore

Komando që vrau Bin Laden, po bëhet gati për Kim Jong Un

Arkiva, Planet
n1.jpg



Njësia elitare ushtarake, US Navy Seal, që vrau kryeterroristin Osama Bin Laden, po trajnon forcat e Koresë së Jugut për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Sipas “The Sun”, njësia “Seal Team Six”, që u dërgua në Pakistan për të vrarë Bin Laden në vitin 2011, po merr pjesë në një stërvitje sekrete me komandot ushtarakë të Koresë së Jugut, me qëllim eliminimin e liderit komunist në rast lufte.
Skuadra speciale e vrasjeve do të formohet në dhjetor. Mediat e Koresë së Jugut thonë se plani njihet edhe si Hakmarrja dhe Ndëshkimi i Fuqishëm Korean. Prej kohësh spekulohet se SHBA dhe Koreja e Jugut mund të ndërmarrin një plan për ekzekutimin e liderit komunist. Kjo mendohet se do e parandalojë një luftë në shkallë të gjerë. Të dielën Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor.