• |
ide | kryesore

Iuliano tregon pse dënoi duke lënë në stol Alban Hoxhën

Arkiva, Sport
hoxha part.jpg



Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano ka folur pas humbjes 0-2 ndaj Laçit duke sqaruar edhe çështjen e mos aktivizimit të Alban Hoxhës dhe Idi Bathës në takimin e sotëm ndaj kurbinasve.

“Ndeshjet e para janë gjithnjë të vështira. Pjesa më e madhe e skuadrave në Superligë luajnë prapa dhe është e vështirë për t’i mposhtur. Kontrolluam lojën, por nuk shënuam dot, ndërsa Laçi na ndëshkoi në dy momente të vetme. Më vjen shumë keq, sepse doja të fitonim për tifozët në takimin e sotëm. Përveç Sukajt kërkoj të tjera alternativa për sulmin, sepse Çani nuk ishte as sot në dispozicion. Unë e njoh mirë kampionatin në Shqipëri, sepse Superliga është kjo që është. Nëse nuk do ta kisha njohur futbollin në Shqipëri nuk do ta kisha pranuar ofertën për të qenë trajner i Partizanit. Unë në fakt dua një ekip sulmues, të bëj një skuadër që të argëtojë në fushën e lojës dhe jo për të luajtur në mbrojtje.

Alban Hoxha nuk luajti? Klubi ka disa rregulla dhe nëse nuk i respekton merren të tilla vendime. Për sa i përket Bathës, ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Nuk do të thotë se meqenëse nuk luajti sot, ai nuk do të luajë në vazhdim”, tha trajneri i Partizanit, Mark Iuliano për Supersport.