• |
ide | kryesore

Zgjidhet kryeministër i Kosovës, flet për herë të parë Ramush Haradinaj

I pakategorizuar
ramush-1.jpg



Pas zgjedhjes si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria do të jetë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunojnë me opozitën, shoqërinë civile dhe median.

Përmes një postimi në ‘Facebook’. Haradinaj “falënderon ata që e kanë votuar dhe ata që s’e kanë votuar”, duke konsideruar se ky është thelbi i demokracisë. /LAPSI.AL/

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.

I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.

Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.