• |
ide | kryesore

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Juventusit me dopietën e Lionel Messi

Arkiva, Sport
1505203665_582477_1505245221_noticia_normal_recorte1-665x400.jpg



Lionel Messi hakmerret ndaj Juventusit për atë eliminim sezonin e kaluar nga Liga e Kampioneve. Argjentinasi Lionel Messi me 2 gola të shënuar tregoi të gjithë klasin e tij ndaj finalistëve të turneut të vitit të kaluar, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte 3-0 dhe të kthehej menjëherë në ekipin favorit për të dominuar grupin.

Ishte Juventusi që prodhoi më shumë lojë në pjesën e parë, por në momentin që Mesi filloi të luante me ritmin e tij të zakonshëm, u bë i pandalshëm nga bardhezinjtë. Goli i avantazhit në fundin e pjesës së parë ishte një kryevepër saktësie e “Pleshtit”.

Në fillimin e pjesës së dytë, fillimisht ai goditi shtyllën e më pas ishte pjesë e aksionit me të cilin Rakitiç dyfishoi shifrat. Goli i tretë, përsëri vepër e argjentinasit, vulosi fitoren 3-0 të katalanasve që bëhen kështu superfuqia e grupit, me Juventusin që të paktën sot, nuk dinte si t’u kundërpërgjigjej.

Sfida tjetër në grup mes Olimpiakosit të Besnik Hasit dhe Sportingut të Lisbonës ka përfunduar me fitoren 3-2 të portugezëve.

Flet Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ndeshja mund të kishte përfunduar me një tjetër rezultat, nëse djemtë e tij do të ishin treguar më të kujdesshëm në disa raste dhe më klinikë para portës së Ter Stegen.

“Djemtë bën ndeshje të mirë, por kur keni raste në “Camp Nou”, duhet t’i shfrytëzoni. Ne u ndëshkuam nga gabimi i parë, 30 sekonda para fundit të pjesës së parë, lamë të lirë Messin”, – u shpreh Allegri.