• |
ide | kryesore

Hero apo tradhtar/ Kush ishte Prek Cali, antizogisti që u ekzekutua nga komunistët

Arkiva, Dossier
13767727_320002091672944_1239154729_n.jpg



Në historinë e Shqipërisë nuk janë të pakta figurat që hapin debat për të kaluarën e tyre me dritëhije. Një prej tyre është edhe Prek Cali. Emri i tij doli nga pluhuri i historisë por shkak të prishjes së kullës së tij në Kelmend nga IKMT. Në fakt janë prishur punimet e bëra për ringritjen e kullës të konsideruara pa leje. Kjo ka nxitur reagime të shumta pasi Prek Cali mban mbi supe momente të rëndësishme të historisë së vendit.

Image result for prek cali

(kulla e Prek Calit në Kelmend)

Preka lindi më 29 korrik 1878 në Malin e Jushit. Pas tij lindën edhe dy djem të tjerë, por njëri u mbyt teksa lahej në Bunë dhe tjetri u vra aksidentalisht me armë në moshën 21-vjeçare. U martua dy herë. E para, me të cilën pati një vajzë, vdiq shpejt për shkak të turbekulozit. Nga martesa e dytë nuk pati fëmijë.

Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë e pjesës veriore të Shqipërisë ku një pjesë iu dha Malit të Zi dhe pjesa tjterë Serbisë. Preka deklaroi publikisht se “ato zhgarravina në hartë shqiptarët nuk i njohin”.

Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm në zonë. Ai ishte një nga kryengritësit e lëvizjeve të viteve para shpalljes së Pavarësisë.

Me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin. Në këtë kohë ai mbështeti forcat e opozitës së kohës. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës.

Image result for prek cali

(Prek Cali në burg)

Ishte vetë Zogu ai që firmosi lirimin e tij si shenjë pajtimi duke e pritur personalisht në zyrën e tij dhe duke e emëruar Kapiten rezervë.

Image result for prek cali

Në fund të Luftës së Dytë Botërore ai u bë pjesë e grupimit anti-komunist “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar më 13 maj 1944 që drejtohej nga Kolonel Mulo Bajraktari. Pjesë e mbledhjes ishin edhe Ndoc Çoba, Çun Jonuzi e Ramadan Reçi.

Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944 një batalion partizanësh shqiptarë kaloi Rapshën e Hotit dhe po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit. Ideja ishte marrja nën kontroll e këtyre zonave që nuk e kishin përqafuar ende komunizmin. Përballja e parë ishte e ashpër dhe forcat partizane u thyen duke lënë edhe shumë të vrarë.

Image result for prek cali

Kjo bëri që në ndihmë të forcave partizane të shkonte vetë Mehmet Shehu me Brigadën e Parë. Në 1 janar Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin duke vrarë edhe civilë. Goditja e parë u bë më 15 janar. Prek Cali ishte rrethuar me 15 burra në shpellë në Vukël. I mbetur pa ushqime ai u dorëzua 10 ditë më pas. Marrëveshja ishte që ata të lëshonin armët nëse vinte Frati i Vuklit dhe kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshin, por komunistët nuk e mbajtën fjalën.

Përballja me Mehmet Shehun

Thuhet se Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin:

– E, Prekë Cali, – i tha Mehmeti, – të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu?

– Zotni, – iu përgjigj Prekë Cali, – faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.”

Gjyqi ushtarak e dënoi me pushkatim bashkë me disa nga luftëtarët e tij. Një pjesë morri burgime të përjetshme dhe të tjerë me 30 vite burg.

Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë kërkoi që të dënuarit me pushkatim të kthehen me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun”./Pergatiti lapsi.al/