• |
ide | kryesore

Protesta e banorëve të Shkozës, nëna e 8-vjeçarit: Djali i terrorizuar, zgjohet duke bërtitur

I pakategorizuar
21740311_1421108294605237_2193511909520369307_n.jpg



Gjatë protestës së banorëve të Shkozësu publikua një video ku një fëmijë 8-vjeçar po qante e ulërinte me të madhe pasi policia po merrte familjarët e tij në komisariat. Familja e këtij 8-vjeçari vazhdon të jetojë në Shkozë, në banesën që pritet të shembet.

Nëna e tij, një grua e zbehtë hapi derën e shtëpisë për të treguar mbi ngjarjen e dy ditëve më parë. E ëma e fëmijës tregon për “GSH.al” se fëmija ende është i traumatizuar dhe gjatë gjithë natës zgjohet i frikësuar, shpesh duke bërtitur.

Unë atë ditë ndodhesha në spital, sepse jam e sëmurë me diabet. Më mori në telefon xhaxhai dhe më njoftoi se duhet të shkoja sa më shpejt, sepse do shembnin shtëpinë. U nisa dhe gjeta aty djalin të terrorizuar pas skenave të dhunës që kishte parë nga policia. Madje ai ishte prezent dhe në momentin që policia po merrte xhaxhain së bashku me bashkëshorten në rajon”, – tregon e ëma e 8-vjeçarit. Ajo shprehet e tronditur për faktin se i biri ka fjetur gjatë gjithë kohës me të dhe madje nuk ka dashur të shkojë në shkollë pasi ndihej i frikësuar.

 


Policia terheq zvarre nenen e te miturit ne Shkoze by lapsi-al