• |
ide | kryesore

“Në Festën e Pezës u përdhos flamuri kombëtar”

I pakategorizuar
21557983_869704636523778_2403728125905429451_n.jpg



Një tjetër akuzë e fortë vjen këtë të djelë nga ish -kryeministri Sali Berisha për kryeministrin Rama. Mjaft aktiv në facebook ditën e sotme, postimi i radhës për Festën e Pezës.

Berisha shkruan se në këtë festë qeveria e drejtuar nga Edi Rama përdhosi flamurin kombëtar. Kjo për faktin se në këtë festë u valvitën flamuj me shqiponjën dykrenare dhe me yllin partizan.

“Peza perçarese! Rikthehet flamuri me yll, perdhoset flamuri kombetar nga qeveria e neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama. sb”, shkruan ish -kryeministri. 

Ylli partizan është hequr nga flamuri kombëtar me vendim të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 (lexo më poshtë në rubrikën lamje të lapsi.al). Simbolet kombëtare përcaktohen me Dipozita Kryesore Kushtetuese. /Lapsi.al