• |
ide | kryesore

Rrëfimi/ Si u hoq ylli i komunistëve nga flamuri i shqiptarëve

I pakategorizuar
auto_Capture1488662014.jpg



Ngritja e flamurit kombëtar me yllin komunist në Festën e Pezës ka ngjallur edhe njëherë debate për rikthimin e simboleve të komunizmit.

Ish -kryeministri Berisha e quan “përdhosje të flamurit kombëtar” nga qeveria Rama (lexo më poshtë në rubrikën lajme të lapsi.al).

Po si u hoq ylli komunist nga flamuri i shqiptarëve? Lapsi.al po risjell një rrëfim të ish -kryeministrit Aleksandër Meksi për propozimin e bërë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1990.

Ishte një akt politik që synonte t’i jepte fund epokës së diktaturës komuniste. 25 vjet më vonë, Shqipërisë i duhet të përballet sërish me fantazmat e komunizmit. 

RRëFIMI I MEKSIT

Në Kuvendin e parë pluralist, dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1992, që në ditët e para u paraqitën dhe u miratuan disa ndryshime ne Dispozitat Kushtetuese. Në njërën nga ato seanca, kerkova nga vendi ku isha ulur si deputet I Partisë Demokratike, (ne ishim ndodheshim në krahun e djathtë të sallës ku sot rri PS), që të shtohej në Dispozita edhe një nen që do të sanksiononte heqjen e yllit nga flamuri kombëtar. Nga krahu tjeter foli Namik Dokle, (me sa me kujtohet), duke kerkuar që ky propozim të paraqitej me shkrim. Atëherë unë me nxitim shkruajta disa nene që parashihnin heqjen e yllit me pesë cepa nga flamuri i Kastriotit, flamuri i shqiptarëve, që Tirana përcaktohet si kryeqytet i Republikes se Shqiperise. Gjithashtu kërkova që një komision I posaçëm të percaktonte formën e shqiponjës.
Heqja e yllit ishte një akt politik, por dhe një simbolikë e qartë që synonte të nënvizonte fundin e nje epoke, asaj te diktatures komuniste, më të egrës diktaturë të këtij soji në Evrope, por që në asnjë rast nuk mund të quhet cështje e mbyllur, sic është politikisht e modës sot për ndonjë ngjarje kthesë apo të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Mendoj se në të njëjtën kohe, ky ishte edhe një veprim që na kthente ne shqiptarëve, flamurin e të parëve. Persa i perket shqiponjës në flamur dhe formës së saj, pata parasysh, siç edhe propozova më vonë, që të vendosej shqiponja e Skënderbeut, që njihet nga vulat e tij të ruajtura. Sipas meje, ajo formë shqiponje ka vlerë historike për të dëshmuar vjetërsinë e shtetit dhe flamurit shqiptar. Për fat te keq, ky propozim nuk u pranua me vonë, por mendoj se kjo çështje mund të konsiderohet ende e hapur.
Mbasi shkruajta propozimin me nenet përkatëse, shkova drejt kryesisë për t’ia dorëzuar zotit Arbnori, por sapo mbërrita tek ai, u degjua zëri i mëparshëm: “duhen njëzet firma”. Atehere u ktheva sërish në bankat e para në Kuvend dhe në të dyja anët e fletës ku kisha shkruar propozimet, firmosën në mënyrë të çrregullt, një numër deputetesh dhe jo vetem te Partise Demokratike. Me këto firma, shkova përsëri tek kryetari i seances, i cili i lexoi dhe ato u miratuan një nga një dhe në tërësi nën duartrokitjet e salles qe i aprovonte.
Vlen te kujtoj ketu qe nga dhjetori i ‘90 dhe deri atëherë, në shumë manifestime të opozitës së djeshme, flamujt e përdorur ishin me yllin e prerë nga flamuri. 

Paris me 14 dhjetor,
Aleksander Meksi